TEDxMatera shkruan për Arlinda Çausholli krahas Bill Gates, Al Gore, Jane Goodall…
TEDxMatera, Organizata Ndërkombëtare përkushtuar në përhapjen e ideve të vlerës, ka vlerësuar në publikim e radhës, gazetaren shqiptare, eksperte të komunikimit Arlinda Caushollin, për kontributin që ka dhënë në zhvillimin e komunikimit njerëzor, me nivel të lartë cilësorë.
“Arlinda Çausholli gazetare, eksperte në komunikim, citon TEDxMatera, jeton në Tiranë. Ajo ka lindur në Shkodër, në veri të kryeqytetit historik të Shqipërisë, që njihet si “djepi i kulturës” shqiptare, vlera të cilat përcon edhe ‘gjaku’ i saj.
Gazetare, eksperte në komunikim, vijon shkrimi, ajo filloi të punojë në gazetari në vitin 1993, në Gazetën Shqiptare – pastaj duke vazhduar si korrespondent Associated Press dhe më pas kontribuojë në të mirënjohurën italiane Corriere della Sera. Ajo punon si drejtore e komunikimit në Aeroportin e Tiranës që nga viti 2006.
Për katër vjet ajo ka krijuar një marrëdhënie komunikimi me publikun, në përshtatshmëri me programin e së ardhmes, që synon të kontribuojë në zhvillimin e komunikimit njerëzor, që ka në themel të tij vlera cilësore”, shkruan TEDxMatera. Ndërsa nënvizon, se së fundi Çausholli botoi edhe librin “Çizmet e verdha” me histori nga jeta e përditshme, që bar mesazhe të fortë për njeriun.
TEDxMatera, është krijuar në Kaliforni, 25 vjet më pare, për të mbështetur ide e reja, me një shumëllojshmëri të gjerë të iniciativash. TEDxMatera përfshin, Konferenca TED, një ngjarje vjetore në të cilën janë të ftuar e marrin pjesë mendimtarë dhe bamirës nga e gjithë bota. Në mesin e tyre TED përfshin Bill Gates, Al Gore, Jane Goodall, Elizabeth Gilbert, Sir Richard Branson, Nandan Nilekani, Philippe Starck, Ngozi Okonjo-Iweala, Isabel Allende dhe Kryeministri britanik Gordon Brown. Konferenca vjetore e TED zhvillohet në Long Beach, Kaliforni. Ndërsa TEDGlobal është mbajtur çdo vit në Edinburg, Britani të Madhe.
“Iniciativa Ted Media” përfshijnë gjithashtu TED.com, ku TEDTalks ku postohen çdo ditë titra dhe shërbime të përkthimit interaktive, me përfaqësues nga e gjithë bota.
TED gjithashtu organizon një TED Çmimin vjetor, e cila jep vlerësim për persona të jashtëzakonshme, mbi idetë e tyre me impakt botëror.
Ndërsa projekti TEDFellows synon të mbështesë risitë nga e gjithë bota, për të gjithë komunitetit TED.