Albspirit

Media/News/Publishing

Hahn: I njohim zgjedhjet në Kosovë, por shpejt qeverinë e re


Eurokomisioneri për Zgjerim Johanes Hahn ka deklaruar se BE-ja i pranon të zgjedhurit e popullit në Kosovë. Megjithatë, sipas tij, prej tyre pritet të jenë të vetëdijshëm për perspektivën evropiane dhe jetën më të mirë të qytetarëve të Kosovës, raporton portali “Zeri.info”. Ai i ka porositur liderët kosovarë që të formojnë sa më shpejt, qeverinë e re. Rezultatet e parakohshme të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë tregojnë se koalicioni PAN ka arritur të fitojë më shumë vota, mbi 34 %, mirëpo të pamjaftueshme për të formuar qeverinë e re. Në Bruksel presin rezultatet zyrtare nga zgjedhjet në Kosovë, si dhe raportin nga vëzhguesit e BE-së, i cili pritet të arrijë nesër. Hahn ka deklaruar se pret që këtë herë qeveria të formohet më shpejt se në zgjedhjet e vitit 2014, kur partive politike iu deshën disa muaj për formimin e Qeverisë së re.

Please follow and like us: