Albspirit

Media/News/Publishing

Juliana Hoxha tenton të hyjë për herë të dytë në ministri, Gazment Bardhi s’e lejon

Teton të hyjë për herë të dytë në ambientet e minstrinë së Drejtësisë por përsëri nuk e lejojnë Juliana Hoxhën. “Ka përforcime në ministrinë e Drejtësisë. Situata është alarmante, e paprecedentë. “, u shpreh Hoxhaj. Theskojmë që Juliana Hoxha ka mbajtur postin e Sekretares së Përgjithshme të Drejtësisë dhe me urdhër të DAP duhet të rikthehet në punë. Ajo ka tentuar dy herë sot të hyjë në Ministri por nuk është lejuar. Ministri Bardhi i ka porositur sërish punonjësit të mos e lejojnë të hyjë në institucion. “Mos lejohet të hyjë në institucion. Të zbatohet urdhri i ministrit”, ka deklaruar Bardhi. Përveçse në këtë institucion, një përplasje tjetër ka ndodhur në Ministrinë e Arsimit mes ministres Mirela Karabina dhe sekretarit Plarent Ndreca, të cilin e ka kallëzuar në Prokurori.

Please follow and like us: