Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Cika: “Komandantë“, politika ka rregulla të tjera

Qytetarët në Kosovë votuan për një Parlament të ri. Gjasat (edhe pse ende jo zyrtarisht) flasin për një fitore të mundshme të koalicionit PAN me kandidat Ramush Haradinaj për kryeministër. Në rastin e një lufte çlirimtare shumë rregulla nuk vlejnë, por sapo mbretëron paqja, “heronjtë” që papritur e gjejnë veten në politikë, përballen me vështirësi të mëdha. Madje në situata mjaft absurde. Kjo ka ndodhur edhe me liderët e djeshëm të UÇK-s së në Kosovën tonë të lirë. Tashmë(nëse i kane fituar keto zgjedhje) Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Kadri Veseli do te marrin në dorë fatin e Kosovës në Paqe.
Deri këtu nuk ka asgjë që nuk shkon: Një shans për të qenë bashkë si liderë në paqe pas përvojës në luftë. Por a mjafton ky “pajtim komandantësh” për të zgjidhur problemet e shqiptarëve shumicë dhe pakicave në Kosovë? Koha nuk pret. Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit ka shumë punë e përgjegjësi përpara. Dhe nëse kjo do të drejtohet nga “komandatët”, barra e tyre është edhe më e madhe pas një sërë akuzash në këto 18 vjet.

Kush dëshiron të bëjë politikë pa përfshirë hallet e përditshme të njerëzve, kush deklaron se një gjë e tillë nuk është detyrë e politikës, i ka dhënë fund shpejt të bërit politikë. Kush merret me politikë, pasi mbron një ide apo ideal të caktuar, nuk fillon një karrierë të zakonshme. Edhe në politikë ajri bëhet gjithnjë e më i rrallë, sa më lart të ngjitesh. Kush nuk e duron dot këtë, nuk ka pse të ngjitet. Politika nuk është vetëm luftë, por është gjithmonë edhe luftë.
Edhe në paqe “komandantë”, për një Kosovë më të mirë.

Please follow and like us: