Albspirit

Media/News/Publishing

A do të mbërrijë fenomeni ‘Macron’ në Shqipëri më 25 qershor, “Sfida për Shqipërinë” ka një përgjigje

 

Partia e re disa mujore e Makronit nxori jashtë loje partitë tradicionale franceze duke shënuar nisjen e një etapë të re për Francën. Sfida për Shqipërinë, pretendon dhe shpreson se ka ardhur koha që në Shqipëri të ndodhë e njëjta gjë. Sfida ka një vit që është themeluar dhe në thelbin e programit të saj është pikërisht rrëzimi i establishmentit politik që ka mbajtur peng zhvillimin e Shqipërisë për 27 vjet. Ndaj dhe thirrja e përsëritur e drejtuesve të Sfida për Shqipërinë është: Votoni për SFIDEN, ndëshkojini me votë PD-PS-LSI.

Në të vërtetë, partitë politike që garojnë në zgjedhjet e 25 qershorit, duke nisur nga PS, PD e LSI e deri tek partia e Ben Blushit, janë provuar më shumë se një herë në pushtet dhe kanë dështuar. Janë piëkrisht ata që përmes qeverisjes së tyre klienteliste e renditën Shqipërinë në vëndet më të korruptuara në botë, në vëndet me të varfra në botë. janë ata që e kthyen Shqipërinë në vendin, prej nga duan të ikin e të emigrojnë, 53% e shqiptarëve, pra më shumë se gjysma e popullsisë.

Please follow and like us: