Albspirit

Media/News/Publishing

Adoleshentët që po sfidojnë Vladimir Putin

Amie Ferris Rotman

Sendet që mbetën nëpër rrugët e Moskës tregojnë forcën brutale të kundërshtarit: një këpucë, një palë syze të thyera, një këmishë e grisur…

Mijëra njerëz, shumica adoleshencë rreth të njëzetave, u mblodhën në qendër të kryeqytetit rus të hënën për të protestuar kundër korrupsionit që sipas tyre, po u “ka marrë peng të ardhmen”. Tubimi u organizua nga kreu i opozitës Aleksei Navalny, një avokat simpatik që lufton vazhdimisht kundër presidencës.

Një nga një duke i tërhequr nga krahët,  këmbët, apo flokët , policia arrestoi qindra persona.

Turmat u mundua të vazhdonte protestat duke fërshëllyer dhe duke u ankuar tek oficerët e policisë. Disa të rinj pranë meje mbanin një poster që lexonte: “Vetëm revolucioni do ta mposhtë korrupsionin”. Të tjerë thërrisnin: “Lëreni Rusinë të lirë!”

Protesta nuk ishte planifikuar të ndodhte në këtë mënyrë, por Navalny, me një vendim të minutës së fundit, ndryshoi vendndodhjen e tubimit nga veriu i Moskës në qendër të qytetit, duke thënë se autoritetet kishin ndërhyrë dhe i kishin bërë presion kompanive që do të ofronin skenën dhe pajisjet. Por, edhe pse mori lejen e domosdoshme të qeverisë për protestën e tij të parë, ai nuk e siguroi për të dytën. Në Rusi, burokracia e llojit sovjetik përcakton se nëse nuk merr ‘dritën jeshile’ nga autoritetet përpara se të mbash një protestë, rrezikon arrestimin.

Megjithatë Navalny nuk arriti të shkonte përtej pragut të shtëpisë së tij të hënën në mëngjes: Ai u ndalua nga disa oficerë, dhe u dënua me 30 ditë burgim për organizimin e një tubimi të paligjshëm.

A do të thotë kjo se Navalny është i papërgjegjshëm? Në sytë e adhuruesve të tij jo! Kjo e ka bërë atë një hero. Madje ai u gëzua dhe festoi.

“Është absurde që ata përpiqen të na bëjnë të kemi frikë që ekzistojmë “, tha Valery, një protestuese 20-vjeçare, pasi policia u përlesh me demonstruesit.

Mbledhja në zemrën e Moskës nxiti edhe më shumë protestues. E ashtuquajtura ‘policia e trazirave’ u përpoq të ndajë turmat që sapo ishin mbledhur me grupe më të vogla.

“Ju nuk jeni burra të vërtetë!” shkruan një vajzë adoleshente, faqet e saj në ‘Facebook’.

Një djalë i ri me emrin Stefan u përpoq të diskutonte me një polic.

“Eja, pranoje. As ti nuk je i lumtur me jetën tënde, ashtu si pjesa tjetër prej nesh”, i tha djaloshi. Polici ulën maskën  dhe i tha Stefanit të largohej nga rruga. Kur ai refuzoi, policia e arrestoi, njësoj si dhjetëra bashkëmoshatarët e tij.

Kur protesta anti-qeveritare ‘e më të mëdhenjve’ shpërthyen në dimrin e vitit 2011, për të kundërshtuar sundimin e presidentit Vladimir Putin, ne menduam se ishte fillimi i fundit.

Më kujtohet zoti Navalny duke qëndruar në një skenë në Sheshin Bolotnaya afër Kremlinit, duke u thënë turmave të qytetarëve se partia e zotit Putin  përbëhej nga “mashtrues dhe hajdutë”. Mijëra  u arrestuan. Por, edhe pse dukej se lëvizja duke fituar vrull, Moska sikur ngriu, rusët u shpërqendruan nga festimet e Vitit të Ri dhe protestat u mbyllën.

Por kësaj radhe, shumica e protestuesve  ishin fëmijë. Mijëra nga ata që u mblodhën në Moskë ishin të rinj, disa prej tyre thjesht adoleshente, dhe nuk kanë njohur pothuajse asnjë forcë tjetër përveç asaj të zotit Putin, i cili ka zënë karrigen prej 17 vjetësh.

Atyre ju ka ardhur në majë të hundës.

“Unë dua të jetoj në një shtet modern demokratik dhe dua që taksat tona të konvertohen në rrugë, shkolla dhe spitale, jo në jahte, pallate dhe vreshta. “, shkroi javën e kaluar Navalny, udhëheqësi i tyre ‘defacto’ .

12 qershori është gjithashtu Dita e Rusisë, një festë kombëtare dhe Moska kishte bërë përgatitjet për aktivitete familjare në të gjithë qytetin. Autoritetet e qytetit shpenzuan javë, ndoshta muaj, duke u përgatitur për aktivitetet. Mes turmave të njerëzve që mbanin flamuj rusë dhe atyre që thërritnin, ishte e vështirë të thuhej se kush po protestonte dhe kush po përpiqej të shijonte festimet. Ndoshta kjo ishte pjesë e planit të zotit Navalny.

Vitet e fundit Navalny është përplasur pafundësisht me Kremlinin. Zyrat e tij të fushatës janë bombarduar dhe mbyllur. Shikimi i tij është dëmtuar në mënyrë të pariparueshme nga disa sulmues të panjohur, dhe ai ka kaluar gjithashtu muaj të tërë nën arrest shtëpiak. Por njeri i tillë që ka pushtet të mjaftueshëm për të mbyllur qendrën e Moskës, vetëm me fjalë, është diçka që Kremlini do ta ketë të vështirë ta injorojë. /New York Times – Përshtati Syri.net/

Please follow and like us: