Fatjon Gjinaj: “Liqeni”, “Njëmbëdhjet vargje pa titull”
Liqeni
Do të flija mbi atë datë,
një milion vjet.
Duke parë vetëm një ëndërr,
sytë e saj;
Të qiell’t’ë
Që më ndezin zjarrmet n’mesnatë.
Liqenit do t’ia zbrazja ujin
Që peshqit t’i shihja të notonin në baltë.
Ku bashkë kishim notuar dikur
Do ndizja…
Një zjarr.
Me sytë e saj yjesor.
Në mesnatë.
Do mbushja liqenin e tharë.
Një milion vjet,
do të flija mbi atë datë.
Duke kërkuar ëndërra nëpër natë.
Qershor 2017
Njëmbëdhjet vargje pa titull
Le të mbeten vargjet në të zhubraviturat letra.
Strukur kuturu nëpër sirtare, eshtra kohësh.
Ato na mësuan se ç’qenka jeta.
Një pëlhurë fort endur-shtërnguar që s’praron.
Një Diell që nuk din ku lind e ku perëndon.
Kur të ndeshësh një emër krejt rastësisht.
Të një poeti që vargjedh qëndron endur.
Pyet se për çfarë shkruan, ndoshta mjerisht!
Në ndonjë varg a strofë mund të të ketë përmendur!
Nëse një lot nga syri pa e ndjerë të rrëshket.
Të tuat janë vargjet, të njëmbëdhjet’të!