Albspirit

Media/News/Publishing

JONAD DHRAMI, KANDIDATIT I SFIDA; INXHINJERI NGA LA SAPIENZA QE DO TE SFIDOJE PARTITE E VJETRA.

Sfida për Shqipërinë i është vënë përballë partive tradicionale jo vetëm duke denoncuar ata që ajo i quan pazare politikanëve profesionistë por edhe duke propozuar zgjidhje aktuale për situatën e rëndë ku ndodhet vendi.

Sfida vjen pas një prove shumë të suksesshme në Tiranë ku dy vite më parë kandiduan Gjergj Bojaxhi për garën për kryetar bashkie dhe surprizoi të gjithë duke fituar mbi 16.000 vota.

Tashmë SFIDA është shtrirë në të gjithë Shqipërinë përmes qytetarëve që guxojnë të sfidojnë politikanët profesionistë dhe premtojnë se do cmontojnë sistemin e tyre politik.

Sfida beson se shteti duhet te shkeputet nga politika. Nuk duhet te kete me administrate të mbushur me militantë por me profesionistë. Duhet që të gjitha partitë politike të heqin dorë nga premtimet për punësime pasi shteti dhe administra te duhet ti përkase ekspertëve dhe jo të paaftëve.

Në Vlorë Sfida është mbështetur tek qytetarët që kanë pasionin dhe aftësitë për të kundërshtuar partitë e vjetra. Te gjithe merren me pasojat. Vlonjatet sfidante do merren me shkaqet. Një prej tyre është Jonad Dhrami, 31 vjec, inxhinier informatik me diplomim ne universitin presitgjoz “La Sapienza te Romes”. Aktualisht jeton në Londër ku vazhdon te ndjek rrugetimin në profesionin e tij në si Inxhinjer Software. Kandidimi i tij vjen si rrjedhoj e një detyrimi qytetar që ai ndjen dhe një deshirë të madhe për të dhënë kontributin e tij në shërbim të qytetarëve të Vlorës nëpërmjet integritetit e moralit individual e profesional, pasi sipas tij janë keto vlera të cilat i nevojiten perfaqesuesve politik te vendit për ta larguar perfundimisht nga kjo situate e rende ekonomiko-politike.

Te gjithë bashkë mundet ti rikthejmë besimin dhe optimizmin qytetareve të Vlorës ku shumica e shoqërisë pret me padurim ndryshimin e shumepritur. #BashkeMundet

/vloranews/

Please follow and like us: