Albspirit

Media/News/Publishing

Mero Baze: Blushi, viktimë e betejës fallco të tij

Ben Blushi po përpiqet të marr rolin e viktimës, pasi është fotografuar me dëshirë të tij, me Lulzim Berishën, një ish i dënuar, që ka fituar lirinë disa muaj më parë dhe që ka qenë disa herë objekt sulmesh nga Blushi, si njeri i lidhur me pushtetin e Partisë Socialiste.

Edhe pa parë videon e Blushit, e besoj që fotoja mund të jetë kërkuar nga Lulzim Berisha, pasi në fakt të gjitha fotot me politikanët, nga qytetarët kërkohen. Nuk kam parë ndonjë udhëheqës të kap qytetarët nga krahu dhe tu thotë “eja bëjmë një foto”.

Në këtë aspekt, nuk na ka ndonjë gjë të re. Dhe nuk do t’ia vlente të shkruaja për këtë incident të rëndomt fushatash.

Por po më detyron të shkruaj një nga ato bibat që ka kandidate në Durrës, e cila fajësonte shtypin, bile paska përmendur qysh në fillim gazetën “Tema”, pse e ka botuar foton.

Për hirë të së vërtetës “Tema” nuk e ka botuar e para foton, por bashkë me të tjerët, pasi u shpërnda në rrjetet sociale, por këtu nuk shikoj asgjë të papërgjegjshme. Përgjëgjësia e shtypit, nuk duhet të jetë më e madhe, se përgjegjësia e saj, si kandidate e qytetit, për t’i treguar Blushit, kë po i çon në krah të bëj foto.

Problemi real në këtë debat, është pikërisht bumerangu që vjen nga fallciteti i fushatës Blushit dhe kandidatet fallco qe nuk njohin as qytetin e tyre.

Kur del në rrugë dhe bën fushatë, duke takuar njerëz të panjohur, duhet të jesh i vërtet me ta, tu japësh dorën, të bisedosh dhe të kuptosh me kë flet. Ben Blushi ka problemin e bezdis që i ngjallin nejrëzit që takon, sidomos në rrugë. Por ky incident i tij na çon kujtesën në kohën kur në fjalimet e tij, kundër Lulzim Berishës, e ka bërë atë apriori shok të Vangjush Dakos, duke keqpërdorur standartin e kërkesave formale që bën drejtësia, për njerëzit që liron me shërbim prove, për të shërbyer në punë publike. Blushi ka përdorur talentin publicistik për ta parqitur Lulzim Berishën si njeri që Dako kërkoi ta punësonte në Bashki, edhe pse kjo ska asnjë lidhje me të vërtetën. Tani meqë atë gënjeshtër, kërkoi t’ua imponoj shqiptarëve për një kundërshtar të vet politik, nuk ka pse ankohet kur një fakt, qoftë dhe aksidental, e paraqet atë ashtu siç nuk do të donte të ishte, i dashur e me dorë në qafë me Lulzim Berishën.

Minimumi që duhet të pranoj është fakti që është duke bërë teatër në rrugë, është duke bërë një fushatë fallco, pa thelb dhe me parrulla që të kthehen në bumerang, pikërisht me kalin fallco të betejës që ke zgjedhur.

Edhe më i vjetër duket, kur përpiqet që gjithë budallallëkun e tij dhe stafit të tij impecil, ta paraqes si konspiracion kundër tij. Ideja që këtij ja kanë bërë këtë gjë kundërshtarët, të cilët kanë nxjerr Lulzim Berishën nga shtëpia, duke i thënë “eja bë një foto me Blushin”, tregon se ai nuk ëhstë i vërtet me veten në këtë histori.

Ai nuk ka asnjë faj pse ka dal në krah të tij Lulzim Berisha. Ai thjeshtë është kujtuar se për më pak se kaq, ai ka abuzuar me kundërshtarët, për lidhje të shpikura me Lulzim Berishën dhe ndjehet i turbulluar nga kjo. Ai është tronditur më shumë nga fakti se dikush është treguar më i pistë se ai, se sa nga e vërteta.

Merr leht! Nuk të thotë njeri që ke dal me dëshirë me Lul Berishën, se e dimë që nuk je aq trim sa ta mendoje këtë. Por fakti që Lulzim Berisha ka dal me qejf në foto me ty, tregon se nuk të marrin seriozisht as viktimat e tua. Ndoshta të njeh nga koha kur drekoje tek restorant Trieste në plazh dhe e di se nuk je i vërtet! Është keq, kur të tjerët të njohin më mirë, se sa i njeh. Sidomos në politikë.

Please follow and like us: