Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti Nishani dekoron Julian Dedën me titullin “Mjeshtër i madh”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 12/06/2017, nr. dekreti 10439 zotit Julian Deda Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Në vlerësim të interpretimeve origjinale e të spikatura, në skenat teatrore dhe ekranet televizive, duke arritur me meritë të shndërrohet në njërin prej aktorëve më të vlerësuar e të duartrokitur të publikut bashkëkohor shqiptar”.

 

Reagimi i Julian Dedës

Sonte ishte një natë tepër speciale për mua.

 

Emocion i madh kur shikon se puna që bën vlerësohet dhe ndjehesh akoma më mirë kur kjo ndodh ndërkohë që je akoma në proces.

 

Presidenti i Republikës Sh.T. Z. Bujar Nishani, më akordoi urdhërin “Mjeshtër i madh”. Dua ta falenderoj përzemërsisht për këtë vlerësim, që merr përmasa akoma më emocionuese, kur shikon se rreshtohesh përkrah shumë personalitete të tjerë të artit dhe kulturës shqiptare. Faleminderit për vlerësimin z. President.

 

Dua të falenderoj gjithashtu familjen time, që më dhuron çdo hapësirë të mundshme, duke më mbështetur në të gjitha sipërmarrjet e mia artistike. Faleminderit prindërve të mi të mrekullueshëm, që më rritën me idenë e të qenit i suksesshëm me ndershmri dhe pa hile. Faleminderit Armanda Duma Deda për gjithë mbështetjen dhe sigurinë që më jep, je bekim për mua. Faleminderit dhe dy fëmijëve të mi, që energjinë e tyre fëminore ma injektojnë çdo ditë, gjë për të cilën arti ka shumë nevojë, ju dua shumë.

 

Një falenderim të veçantë dua t’ja drejtoj të gjithë kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të mi në gjithë këto vite, me të cilët kemi ndarë qindra mijëra minuta dhe orë kohë televizive. Besoj se deri tani kam punuar me më të mirët e profesionit, ndjehem i nderuar për këtë.

 

Falenderimi final shkon për më të mirin, për publikun. Ti i dashur publik ke meritën kryesore në këtë çmim. Duartrokjtjet, të qeshurat, mendimet, vërejtjet, komplimentat, kritikat dhe prania juaj ka bërë të mundur të jem ky që jam sot dhe për këtë ju jam mirënjohës deri në fund të jetës. Faleminderit.

 

P.S. Sa për ta mbyllur. Ky është i pari vlerësim shtetëror që marr, shpresoj ta kem merituar dhe në të tilla raste ju ardhsha përsëri.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

Image may contain: 9 people, people smiling, people standing and suit

Image may contain: 2 people, people standing, suit and indoor

Please follow and like us: