SHBA – Kongresi përgatit sanksione të reja kundër Rusisë
Kongresi i SHBA-së duket i vendosur për të dënuar Rusinë e Vladimir Putinit për ndërhyrjet në fushatën presidenciale të vitit 2016, me një projekt të ri sanksionesh që do të pengonin presidentin, Donald Trump të hiqte dorë njëanshmërisht nga presioni ndaj Moskës.
Ligji i ri i sanksioneve, shkruar nga senatorët republikanë dhe demokratë dhe zbuluar dje, do të bëjë të detyrueshme një dritë të gjelbër nga Kongresi në rast të ndërprerjes apo lehtësimit nga presidenti amerikan i sanksioneve ekzistuese.
Ai do të kodifikohet në ligjin e sanksioneve të vendosura nga dekreti i ish-presidentit, Barack Obama, veçanërisht kundër industrisë energjetike ruse.
Ndërhyrjet në Ukrainë dhe kriza siriane janë motivet e reja të sanksioneve si dhe fushata e piratimit dhe dezinformimit nga Rusia në vitin 2016.