Zamira Cavo: Dhjetë arsye për mosbesimin nga të rinjte e politikës
Unë i duan të rinjtë dhe kam besim tek ta. Por…
10 arsyet pse “kam frike” nga këta të rinj të politikës aktuale:
– I kanë hyrë politikës pa asnjë meritë personale. Nuk shquhen as për vlera e as për standarte.
– Duke qenë të tillë bëhën tipike këmblëpirës të liderit që ua ka dhënë këtë mundësi.
– Duke mos kuptuar dot politikë, shndërrohen në “këlyshë” që lehin vazhdimisht duke kujtuar se janë ujqër dhe jo qenushë të padhëmbë.
– Për t’u dukur mirë në sytë e kryetarit, fjalori i tyre ndaj kundërshtarit politik, shndërrohet në fjalor rruge.
– Ju duket vetja aq të zgjuar sa mund të “hedhin tuc” dhe një profesor, një mjek, një politikan karriere, një diplomat!
– Në se i duhet të dalin në media, krekosen si “gjeli majë plehut” se “dinë” shumë më tëpër nga ata që kanë përballë.
– Nëse u jep një post, kujtojnë se e kanë pronë të tyren dhe shndërrohen në minidiktatorë “që të hanë të gjallë”.
– Janë aq injorantë sa nuk e kuptojnë dot injorancën e tyre.
– Janë të bindur se në politikë lejohet gjithcka ndaj mund të bëjnë cfarë të duan, mjafton që të jenë në rregull me Kryetarin!
– Janë shpesh aq të paedukatë sa dhe kur shtiren nuk arrijnë dot ta mbulojnë.