Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada ruse përgënjeshtron lajmet për blerjen e mediave në Shqipëri

Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar ndaj një shkrimi të botuar në gazetën “Dita” nga anëtari i Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut në SHBA, Mark Gjoni. Gjoni shkruan për një projekt sekret të hartuar  nga shërbimet speciale të Rusisë për të ndikuar në opinionin publik shqiptar nëpërmjet blerjes dhe përdorimit të mëtejshëm të medias vendase.

Ai pohon se Rusia ka blerë tashmë një gazetë shqiptare, një televizion dhe tre portale elektronike. Madje, për zhvillimin e bisedimeve përkatëse, në Tiranë gjoja ka qenë një delegacion i madh nga Moska, që ka vizituar ambientet e televizionit të blerë. Gjoni paralajmëron për plane të Moskës për të hapur në Tiranë “një qendër të njëjtë homologe të Nishit” për ta përdorur edhe atë për qëllime propagandistike.

Ambasada thotë se nuk ka të dhëna për blerje të mediave shqiptare nga Rusia dhe nuk është në dijeni të ndonjë “marrëveshjeje të nënshkruar” lidhur me këtë dhe se do t’i ishte shumë mirënjohëse Gjoni për informacione më të detajuara, përfshirë emërtimet e gazetave, televizioneve dhe portaleve elektronike shqiptare të “blera” nga Rusia, titujt e artikujve të “përhapura” në Shqipëri nga Qendra Humanitare Ruso-Serbe dhe prova të tjera konkrete të “luftës mediatike” gjoja të drejtuar nga Rusia.

Të dhëna të tilla do të përbënin interes të jashtëzakonshëm jo vetëm për Ambasadën, por edhe për të gjithë lexuesit shqiptarë”- thekson ambasada ruse. Spas saj, Gjoni është një shembull krejt i qartë i një histerie antiruse të pabazë, të pathemeltë dhe të motivuar politikisht.

Please follow and like us: