Albspirit

Media/News/Publishing

Anissa Markarian: NDER E PËRGJEGJËSI FRYMËZUESE

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 12/06/2017, nr. dekreti 10418 zonjës Anisa Agop Markarian Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Në vlerësim të artistes sqimatare e të talentuar, e cila përmes roleve dhe interpretimeve të saj të paharrueshme kinematografike, si dhe nëpërmjet krijimeve të saj letrare me një shqipe të përkorë, u shndërrua në një nga figurat më të spikatura të elitës artistike dhe intelektuale shqiptare”.

Reagimi i Anisa Markarian

 

I nderuar Zoti President, Shkëlqesia Juaj,

Ju jam thellësisht mirënjohëse për vlerësimin e lartë që më bëni, duke më renditur mes emrave më të spikatur të artit e të kulturës shqiptare.
Marrja e Titullit «MJESHTËR I MADH» është dëshmia më bindëse që, kur u përkushtohesh me vullnet e cilësi, pasionet dhe talenti i lindur mund të ushtrohen mjeshtërisht.

Dekoratën e çmuar ua kushtoj prindërve të shtrenjtë, në shenjë falenderimi e mirënjohjeje për gjithçka të bukur e të rëndësishme që kam arritur në jetë falë edukimit të tyre.
Më ushqyen respektin për gjuhët e dy kombeve të mi, më përçuan prirjet artistike, më mprehën kërshërinë intelektuale.

Një mirënjohje të pafund e një përkushtim të posaçëm për dy shpirtra udhërrëfyes: dajën tim të paharruar, virtuozin e artit skenik, Prokop Mima dhe poetin-qëndistar të ekranit të madh, kryemjeshtrin Viktor Gjika, të cilit më 23 qershor do t’i përkujtojmë 80-vjetorin e lindjes.
Jam e bindur se atje lart ku janë, sonte, që të dy, ndihen krenarë për mua.

Ju faleminderit nga zemra!

ANISA MARKARIAN 13.06.2017

Image result for anisa markarian

Image result for anisa markarian

Image result for anisa markarian

Please follow and like us: