Albspirit

Media/News/Publishing

Avokatja e Popullit pezullon nga detyra zyrtaren e lartë

Përfaqësuesja e Avokatit të Popullit në Zyrën Rajonale Fier është pezulluar nga detyra pasi ka marrë pjesë në fushatë.

Sipas njoftimit të Avokatit të Popullit, zyrtarja ka marrë pjesë në fushatë duke u prezantuar si përfaqësuese e institucionit.

Avokatja Ballanca bën të ditur se zyrtarët kanë të drejtë të marrin pjesë në fushatë jashtë orarit të punës jo si përfaqësuese e institucionit ku ata punojnë por si individ. Zyrtarja do të jetë e pezulluar deri në përfundim të hetimeve.

Please follow and like us: