Albspirit

Media/News/Publishing

Bojaxhi: Sfida, subjekti që i ngjan më shumë shqiptarëve

Gjatë takimeve të sotme me banorë të Tiranës, Gjergj Bojaxhi, kandidat i Sfida për Shqipërinë, tha se kjo forcë beson te vlerat e shqiptarëve dhe se problemet në vend nuk janë mungesë përpjekjesh nga ana e tyre.

“Ne besojmë se problemet nuk kanë ardhur nga njerëzit. Shqiptarët mundohen të bëjnë gjithçka brenda mundësive të pakta që u jepen. Burimi i problemeve ka qenë dhe mbetet politika e deritanishme”, tha Bojaxhi.

Ai thotë se Sfida për Shqipërinë nuk ka të përbashkëta me politikën por me njerëzit.

“Prandaj, kemi komplimentin më të madh të themi se jemi forca që i ngjan më pak kësaj politike dhe subjekti që i ngjan më shumë shqiptarëve”, tha Bojaxhi.

Gjergj Bojaxhi thotë se Sfida për Shqipërinë është për një politikë të pastër, si mundësi e vetme për këtë vend.

“Tani kemi një politikë antivlerash. Kemi politikë në kurriz të qytetarëve. Sfida për Shqipërinë beson te një politikë e pastër, si e vetmja mënyrë për të shkuar te një Shqipëri që punon. Vota jote merr vlerë maksimale nëse voton për numrin katër. Nuk dua të zaptoj gjithë partinë si të tjerët, prandaj në fletë është Sfida për Shqipërinë – Hektor Ruci, se kam zgjedhur të mos vë emrin tim”, u tha qytetarëve Gjergj Bojaxhi.

 

Please follow and like us: