Albspirit

Media/News/Publishing

Eurodeputetët kalojnë rezolutën për Maqedoninë

 

Eurodeputetët me 503 vota pro, 113 kundër dhe 45 abstenime, kanë miratuar raportin e vitit 2016 për Maqedoninë.

Në këtë rezolutë të sapomiratuar, Parlamenti Evropian thekson se mirëpret formimin e qeverisë së re me 31 maj dhe u bën thirrje partive politike që të rikthejnë besimin në shtet dhe institucione.

Eurodeputetët, po ashtu, kanë kërkuar nga qeveria e re që t’i vazhdojë përpjekjet e saj drejt integrimit në BE dhe të përkushtohet në reformat për sundimin e ligjit, drejtësinë, luftimin e korrupsionit, të drejtat themelore, çështjet e brendshme dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

“Sapo të shënohet përparim i prekshëm në zbatimin e marrëveshjes së Përzhinës të vitit 2015 dhe në prioritetet e reformave, Parlamenti Evropian do të mbështetë hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE”, thuhet në tekstin e rezolutës.

Please follow and like us: