Albspirit

Media/News/Publishing

Hapen hetimet për tenderin e Sejkos

Prokuroria e Tiranës ka filluar hetimet për tenderin për rikonstruksionin e ish–Hotel Dajtit, një projekt që kushton 16 milionë euro. Organi i akuzës do të hetojë për dy akuza të rënda: atë të shkeljes së barazisë në tendera dhe atë të shpërdorimit të detyrës, raporton Tv Klan.

Objekt i hetimit do të jetë mënyra si është zhvilluar tenderi për rikonstruksionin e godinës, që është dhënë një kompanie, emri i së cilës vazhdon të mbahet sekret nga Banka e Shqipërisë.
Mësohet se hetimet kanë si bazë të parë shqyrtimin e gjithë dokumentacionit dhe mënyrën se si është përcaktuar zhvillimi i tenderit për Hotel Dajtin.

Banka e Shqipërisë refuzoi për 2 muaj me radhë të jepte sqarime për tenderin dhe e mbajti atë lart transparencës ndaj publikut, duke shtuar dyshimet për mënyrën e zhvillimit të tij. Sipas ligjit, është këshilli mbikëqyrës ai që e përcakton proceduren e prokurimit, siç ka vepruar edhe në rastin e rikonsturksionit të Bankës Qendrore, me vendimin numër 68.

Guvernatori i Bankës, thotë se këshilli mbikëqyrës nuk e firmos procedurën e prokurimit, por shton se gjithçka është bërë si në rastin e prokurimit të rikonstruksionit të godinës qëndrore.

“Këshilli Mbikëqyrës nuk firmos procedurë prokurimi. Normalisht gjithçka është bërë sipas ligjit, sipas rregullores. Gjithçka është në përputhje me ligjin, gjithçka është në përputhje me procedurën.”- thekson Sejko.
Ndaj institucionit të Bankës ka bërë padi edhe Shoqata e Ndërtuesve që ka shprehur shqetësimin për mënyrën e zhvillimit të tenderit dhe mungesën e transparencës,

Please follow and like us: