Albspirit

Media/News/Publishing

Parlamenti Evropian miraton Rezolutën për Kosovën

Me shumicë votash, Parlamenti Evropian në Strasburg sot ka miratuar Rezolutën për Kosovën, me anë të të cilës bëhet thirrje për themelimin e shpejtë të qeverisë proevropiane dhe përparim në liberalizimin e vizave, por edhe dialog të mirëfilltë me Beogradin.

Në rezolutën, e cila pati 474 vota për, 134 kundër dhe 64 abstenime, thuhet se nëse të gjitha vendet e BE-së do ta njihnin Kosovën e pavarur, kjo do ta ngrinte besueshmërinë e BE-së në politikën e saj të jashtme dhe do të ndikonte në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka deklaruar se mbështetja e raportit të saj nga evrodeputetët konfirmon perspektivën evropiane për Kosovën.

 “Mbështetja e sotme e gjerë në Parlamentin Evropian të raportit tim konfirmon perspektivën evropiane për Kosovën. Kjo perspektivë është e domosdoshme për demokracinë, ekonominë, por edhe zhvillimin e Kosovës drejt sundimit të ligjit”, ka thënë Lunacek.

Please follow and like us: