Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA, 196 deputetë demokratë paditin presidentin Trump për shpërdorim detyre

 Rreth 200 të zgjedhur demokratë të Kongresit paditën sot presidentin amerikan, Donald Trump duke e akuzuar se ka përfituar nga funksioni i tij për të mbledhur përfitime materiale të ardhura nga jashtë vendit. Kjo është padia e dytë e depozituar në gjykatë këtë javë mbi këtë çështje kundër presidentit amerikan. Shteti i Merilendit dhe kryeqyteti Uashington kishin bërë të njëjtën gjë të hënën duke e akuzuar se kishte pranuar pagesa nga qeveri jashtë vendit nëpërmjet perandorisë së tij imobiliare. Këtë herë 30 senatorë dhe 166 deputetë të Dhomës së Përfaqësuesve, të gjithë demokratë, i janë bashkuar. Këto akuza juridike bazohen mbi klauzolën e shpërblimeve, një dispozitë e Kushtetutës amerikane që ndalon çdo person që mban funksione publike të marrë dhurata, shpërblime, funksione apo tituj të çdo natyre nga një mbret, princ apo çdo shteti i huaj pa miratimin e Kongresit. /ATSH-AFP/

Please follow and like us: