Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet për grabitje kameramani personal i kryeministrit Rama

Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte kthyer në specialist për vjedhjen e celularëve në kryeqytet.

Gjatë operacionit të koduar “Taktika” është vënë në pranga shtetasi Erind Vogli, 39 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht kameramani personal i Edi Ramës në kryeministri.

Në cilësinë e provës materiale policia i ka sekuestruar biçikletën, një celular dhe bluzat që përdorte.

Për këtë shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve:

  • Më datë 14.06.2017, në afërsi të Pazarit të ri, ka vjedhur telefonin e markës HTC, në pronësi të shtetases E. K.
  • Më datë 10.06.2017, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. G.
  • Më datë 12.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur telefonin e markës Huawei, në pronësi të shtetases H. Q.
  • Më datë 09.06.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. S.
Please follow and like us: