Albspirit

Media/News/Publishing

Dash Frasheri: Dashurite me zoterit e futbollit nuk zgjasin asnjehere

Puçet ndaj trajnereve te huaj te Kombetares shqiptare jane te njohura. Skenaret jane te ndryshem, por finalizimi eshte i njejte. Kurre s’pati nje “happy end” per ata.

I kam njohur nga afer te gjashte trajneret e “epokes Duka”: italianet Dosena dhe De Biazi; kroatet Bariç dhe Kuzhe; gjermanin Brigel dhe holandezin Han.

Fale bashkebisedimit te hapur me ta ne ambientet e hoteleve ku akomodohej ekipi, pa pranine e perkthyesit zyrtar te radhes se FSHF-se (Xeka, Bastari, Kuka, Dervishi, Çarçani), kam njohur perceptimet dhe opinionet e tyre, jo vetem ne lidhje me nivelin e futbollit shqiptar, por akuzat e drejtpredrejta te tyre ndaj stilit te drejtuesve federative. Sigurisht, te thena ne kontekstin e konfidences se nje bisede private.

Italiani Xhuxepe Dossena, i cili pasoi Sulejman Demollarin, duke rikthyer pas gati 50 vjetesh nje trajner te huaj ne stolin kuqezi, u vetlargua pas dy ndeshjesh zyrtare, pas masakrimit te tejskashem, absurditetit “patriotik” dhe aspak logjik nga ana e medias per humbjen me Rusine. Gjithsesi, nuk la shenje dhe askush nuk ndjehu keqardhje per ikjen e tij,

Gjermani Hans Peter Brigel, te parin qe imponii disiplinen e hekurt dhe nenshkroi dy here me Duken. Pasi vendosi asokohe te disa rekorde me Kombetaren: numrin e ndeshjeve; pikeve te grumbulluar ne nje edicion te vetem eliminator; perqindjen e suksesit per ndeshje; raportin e diferences se golave te shenuar e pesuar, e mbi te gjitha te fitores se bujshme 2-1 ndaj Greqise, kampionen e fresket te Europes. E refuzoi rinovimin e kontrates, pasi Komiteti Ekzekutiv i vendosi disa kushte absurde ndaj ish-kampionit te Europes.

Kroati Oto Bariç, trajner i mbi 2000 ndeshjeve me klube dhe 100 ndeshjeve me tre perfaqesuese (Austri, Kroaci, Shqiperi), mjeshtrit te vendosjes taktike te futbollisteve ne fushe – trajneret kundershtare e dine sa kane vuajtur per te mposhtur Kuqezinjte, e detyruan te largohej i turperuar, pas humbjes 6-1 nga Rumania. E kam intervistuar mbi dhjete here.

Holandezi Ari Han, dy here nenkampion bote, solli entuziazem ne stolin kuqezi, por pasi perballoi me nje barazim te ftohte Portugaline, u largua ne mes te kontrates pas nje barazimi te ftohte me Malten ne ishull. Sulmuesi kryesor i Shqiperise nuk e shihte porten. Gjithsesi, holandezi, i cili nuk respektonte protokollin etik, e meritonte largimin. Komentet e tij ne median holandeze ishin fyese.

Kroati Josip Kuzhe e riorganizoi skuadren; ringriti nivelin e lojes; prodhoi disa rezultate. Por, edhe per takticienin qe pati per ndihmes boshnjakun Xhemal Mustedanagiç, zbuluesin dhe edukuesin futbollistik te djaloshit Luka Modriç te Dinamon e Zagrebit, fundi i aventures me Kuqezinjte ishte i hidhur, ashtu siç ishte dhe shija qe la vdekja e tij e parakoheshme. Kam ndare shume biseda me te.

Italianin Xhani De Biazi, rekordmenin absolut per nga te gjithe treguesit me Kombetaren: ndeshje, pike, perqindje suksesi, kohezgjatjen e kontrates, e mbi te gjitha qe e nderkombetarizoi ne nje tjeter nivel ne median boterore pas pjesemarrjes ne finalet e nje Europianin, e detyruan te largohet mes loteve. Edhe pse mbajtesit edhe te pasaportes shqiptare, i nderuar me çmime presigjioze si ne Shqiperi ashtu edhe ne Itali, mund t’ia dhe duhet t’ia kishin kursyer nxjerrjen e skenarit nga sirtari.

Tani qe pritet trajneri i radhes, skenaristet e versioneve “thriller”, do t’u duhet te shpikin telenovelen e re.

Kjo, pasi dashurite me zoterit e futbollit nuk zgjasin asnjehere.

Please follow and like us: