Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Mikel Nakuçi: Dermatologët, specialistët më të mirë për mjekimet estetike jo kirurgjikale

Dermatologet jane specialistet me te mire per te kryer mjekimet estetike jo kirurgjikale.

Ky ishte perfundimi i nje studimi ne Shtetet e Bashuara te Amerikes, per procedurat estetike si Botox, Fillers, Mesoterapie, Plasma apo edhe mjekimet me aparaturat e tjara.

Dhe kjo eshte shume e vertete. Po mundohem ta shtjelloj pak sipas meje:

1. Sapo mora pjese ne nje Kongresin Europjan te Dermatologjise dhe pjesa e dermatologjiese estetike eshte pjese perberese e dermatologjise dhe u shtjellua shume gjere ne kete kongres. Botoxi, Fillersat, mesoterapia, fijet, plasma, laserat, radiofrekuenca, etj u diskutuan gjere dhe nga profesore shume te njohur te dermatologjise. Dermatologjia i jep vleresimin me ta madh si ne aspektin praktik ashtu edhe shkencor kesaj pjese me shume se cdo specialitet tjeter. Objektivi i dermatologjise eshte lekura e semure dhe e shendoshe dhe ne kete aspekt asnje specialitet tjeter nuk mund te futet kaq thelle ne problemet e saj. Dermatologu ne cdo moment te punes se tij ne cdo mjekim qe ben merr parasysh gjithnje nje rezultat kozmetik. Te semuret dermatologjike vuajne ne nje perqindje te larte efektin kozmetik te semundjes se tyre se sa aspektin shendetsor megjithese duhej te ishte e kunderta. Dhe semundjet e lekures jane ne nje numer me te madh se ne cdo specialitet. Ato numerohen rreth 3000 (tre mije). Pra nje specialist qe futet ne mijra lloj faktesh dhe mekanizmash te funksionit te lekures domosdo qe eshte ne gjendje te beje gjykimin me te drejte te rezultatit te mjekimit estetik me te mirat dhe efektet anesore te tij.
2. Mjeku qe perdori per here te pare Botoxin ne estetike ka qene Dermatolog. Dr. Carruthers ka qene pioneri i mjekimit kozmetik me Botox. Duke punuar me bashkeshorten e tij okuliste ata vune re se mbas perdorimit te botoxit ne okulistike per clirimin e spazmave te muskujve te syrit vihej re zhdukja e rrudha anash syrit, ato qe quhen kemba e pates. Mbas kesaj Dr. Carruthers, ky dermatolog qe ka bere shume studime mbi botoxin filloi kete procedure revolucionare te mjekesise estetike duke botuar shume studime te efekteve te tij. Pra qe ne lindjen e saj estetika ka qene dermatologjike. Ne fillim dozat ishin shume te larta dhe jepnin ate pamjen e ngrire te fytyres por me vone mbas studimeve te shumta u arrit ne dozat optimale qe behen sot.
3. Duke qene pjese integrale e specialitetit te dermatologjise eshte vetem dermatologu qe mund t’i japi rendesine me te madhe ketyre procedurave te cilat per dermatologun jane te barazvlefshme me cdo aktivitet tjeter mjeksor te tij. Ai asnjehere nuk nenvlehteson gje ne kete aspekt sic mund te ndodhi me disa psecialitete te tjera. Dhe per kete mjafton qe te shihni disa reklama te bera nga disa specialiste te fushave te tjera (kuptohet jo te gjithe). « Beni nje nderhyje dhe ne ju bejme nje botox falas ». a thua se jemi ne pazarin e domateve dhe nuk kemi te bejme me nje procedure mjeksore. Kjo reklame tregon qarte se sa e lehte eshte ta konceptosh mjekesine estetike si nje gje te dores se dyte pra edhe ta besh ate shpejt e shpejt vetem per te nxjerre fitimin dhe jo si nje kujdes per lekuren tende qe ka funksione shume te rendesishme ne shendetit e njeriut. Dhe eshte vetem dermatologu qe i jep rendesine e tyre ketij veprimi mjekesor. Dhe ketu dua t’i pergjigjem nje kolegu i cili ne menyre jo etike filloi te gjykoje dermatologet nje nje emision televiziv.
4. Dua te kthehem ne Shqiperi. Specialiteti i dermatologjise po mbush dalengadele 100 vjet tek ne. Ai ka arritje dhe suksese shume te medha te cilat mund t’i permendim ne nje status tjeter. Kjo histori 100 vjecare e tij, nga kolloset e viteve te pare deri tek mjeket e sotem ka qene gjithnje prane cdo shqiptari. Sot kontributi i saj eshte shume i madh. Cdo vit 10 deri 15% e popullates kerkon ndihme dermatologjike dhe kjo ndihme jepet nga dermatologet shqiptare. Eshte nje specialistet i veshtire per diagnoze, i veshtire ne mjekim dhe i veshtire ne psikologji. Dhe per ta kuptuar kete po ju jap nje fakt. Ne Shqiperi vijne shume mjeke te huaj, por pak ose aspak dermatologe. Pse ? Sepse nuk eshte nje specialitet qe te siguron te ardhura te shpejta. Prandaj dermatologet shqiptare jane ata qe mbajne peshen e nje pune qe sipas statistikave e gjithe popullata e shqiperise te kaloje nga dermatologu cdo 5 vjet. Pra jane ata qe kujdesen per lekuren e te gjithe shqiptareve cdo pese vjet,per kete jane edhe me te perkushtuarit e mjekesise estetike.
Dhe dua te theksoj se se keto vite kane qene dermatologet shqiptare ata qe kane mbajtur nivelish shkencor praktik dhe moral te mjekesise estetike te mos rreshkasi akoma me teper ne doren e sharlataneve. Jane dermatologet shqiptare ata qe nuk kane bere leshim asnjehere ne cilesine e produkteve te perdorura, te aparaturave, dhe qe vazhdimisht jane informuar per cdo te re dhe cdo efekt anesor te ketyre procedurave. Dermatologet jane ne dashuri me lekuren tuaj dhe do te bejne te pamundur ta mbrojne me cdo kusht ate. Ky eshte qellimi i ekzistences se tyre.
Mund te mos simpatizosh nje ose dy dermatologe, mund te mos simpatizosh edhe gjithe dermatologet. Por fakti qe ata jane gjithe diten ne kontakt me lekuren tende si te semure ashtu edhe te shendoshe i ben specialistin me te mire per te kryer nderhyrjet estetike jo kirurgjikale.

Please follow and like us: