Albspirit

Media/News/Publishing

Gramoz Ruçi-Ilir Metës: Nuk u bëre njeri kurrë, do ta shkarkojmë si President

Kreu i grupit parlamentar të PS ka shpërthyer sërish ndaj presidentit të sapozgjedhur. Gramoz Ruçi ka paralajmëruar Metës se nëse nuk dekreton qeverinë e re, do të shkarkohet. Më tej kandidati i Fierit u shpreh se PS i dha gjithçka Metës, veç njeri nuk e bëri dot.

“Çfarë faji i kanë socialistët Ilir Metës. PS e mori Metën 22 vjeç dhe e bëri deputet. PS e mori pa librezë pune. Pa mbushur 30 vjeç e bëmë kryeministër. Nëse Ilir Meta si president shkel Kushtetutën duke mos dekretuar qeverinë e re, do të shkarkohet nga ky post.  Partia Socialiste i ka dhënë gjithçka Metës, por njeri nuk e bëmë dot”, u shpreh Ruçi.

Pas deklaratave dhe akuzave të forta të bëra nga ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta, pas dhunës së ushtruar ndaj një anëtari të kësaj force politike në Zharrëz të Fierit, Ruçi ditën e djeshme iu përgjigj Metës duke thënë se PS distancohet nga çdo akt dhune. “Distancohemi hapur dhe qartë nga çdo rast dhune. Meta e Bitri e dinë që ne nuk e mbështesim dhunën. Nëse incidenti ishte për një vijë ujë, të mos e politizojmë. Populli ëhstë arbitri që përcakton se kush do ta fitojë garën”, tha Ruçi ditën e djeshme.

Please follow and like us: