Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Sot llafin e ka Likja

 

Deri vonë spektri politik i shqiptarëve ishte i përfshirë në një çadër bulevardi. Në një dilemë të forte që do ketë apo nuk do ketë zgjedhje në Shqipëri. Dhe të gjitha fajet i meritoheshin një emri…, atij të Edi Ramës. Ishin krahas njëra-tjetrës lufta tradicionale e ashpër midis PS-së dhe PD-së. Qetësisë së një force që e kishte gjetur amëshimin në atë fjalën e urtë të shqiptarëve të çoroditur se, qingji i urtë pi dy nëna. Dhe vijonte me sojin e vagonave që i gëzoheshin mospjemarrjes së opozitës në zgjedhje. Një force të madhe si PD-ja e cila fal historisë së saj. Hyri në një sfidë të vërtetë politike të kohëve të mëdha. Por që nuk i shpetoi dot dilemave të filozofisë së Nard Ndokës dhe Fahrisë, që deputet bëhesh me votën e popullit. Dhe me emrin në listat e partisë. Kësisoj iu nënshtrua një kompromisi. Ndërkohë që qingji i urtë që pinte dy nëna, edhe pse trumbetonte devizën politike të dashurisë me urtësi… që i kujtonte të gjithë se nuk ka zgjedhje pa opozitën. Shkonte dhe dorëzonte listat në komision zgjedhor të shqiptarëve. Të gjitha i parashikonte. Veç kompromisin midis palestinezëve dhe çifutëve në malin e Sionit, në politikën shqiptare nuk e çonte kurrë në mend. Ndaj u zgjodh president. Mbajti një fjalë solemne që na mallëngjeu me premtimin për të qënë mbi forcat politike etj. Aty në trualllin e konfliktit të përjetshëm. Zgjodhi dhe mëkëmbsin e përkohëshëm tek resorti i tij politik. I qetë në mbretërimin e një qeverisje LSI president dhe force e pare . Njësoj si ajo tipit Sali Berisha, Aleksandër Meksi në vitet e para të demokracisë shqiptare. Të gjitha i paramendonte veç kompromisin jo. Socialistët dhe demokratët ishin për mendjen e tij çifutët dhe palestinezët. Misionarët e konfliktualitetit shqiptar. Mirëpo sipas teoricienëve të stanjacionit politik po shqiptar, Nard Ndoka, Fahria, Pollo, e plot të tjerë që kurrë nuk thanë stop. Hapim krahun. Zbuloi se qingji i urtë, sidomos në Shqipëri, nuk pi as nënën e vet. Dhe nga ajo kohë, eshtë bërë sot më legeni, më nevrasteniku, më inatçori, më bytheci, më kërcënuesi, më sfiduesi. Aq sa, sapo merr vesh që dy shqiptarë të prapambetur. Ose kontigjen i kulturës së mykur toka ime, kanali, uji im etj…, rrihen vënçe. Shpallen menjëherë se janë lësëista dhe për rrjedhojë dhembshuria e baba Likes.
Ndaj sot në Shqipëri llafin e ka Likja. Se Likja të ka xhan…, xhan, xhan. Likja të gëdëp. Asgjë nuk ekziston. Askund dhe asgjë tjetër. Asnjë alternative. E tha edhe Gjenci i demokratëve, shqiptarët nuk kanë Liken kundërshtar…, po Edi Ramën. Likja na ka xhan. Xhan… Likja na gëdëp.

Please follow and like us: