Albspirit

Media/News/Publishing

Macron, fitore dërrmuese edhe në zgjedhjet parlamentare në Francë

Më shumë se një muaj pas fitores së Emmanuel Macronit në zgjedhjet presidenciale, francezët votuan për parlamentin e ri. Macron arrit një shndërrim të sistemit politik në Francë. Kampi i Presidentit Emmanuel Macron fitoi në zgjedhjet e sotme parlamentare të marrë një shumicë të qartë. Partia e Macronit “La Republique en Marche!”dhe aleatët e saj kapën mbi 31% të votave. Por për shkak të sistemit mazhoritar kampi i Macronit megjithatë mund të arrijë të marrë 400 prej 577 mandateve për deputetë. Rezultati përfundimtar pritet vetëm pas raundit të dytë të votimit, pas një jave. Pjesëmarrja në zgjedhje megjithatë ishte mjaft e ulët.

Zgjedhjet konsiderohen një test vendimtar për Presidentin 39 vjeçar. Përfundimi i tyre do të përcaktojë mbështetjen parlamentare të Macronit për vënien në jetë të planeve të tij ambicioze reformuese. Deri tani, partia e Macronit nuk përfaqësohet në parlament.

Zhdërvjelltësimi i legjislacionit të punës – plani kryesor

Me një shumicë absolute në Asamblenë Nacionale Macroni ka hapësirë të gjerë veprimi për ligjet që dëshiron të miratojë, për ta vënë në lëvizje ekonominë franceze. Plani më ambicioz i tij është zhdërvjelltësimi i legjislacionit të punës.

Votat u dhanë në 577 zona zgjedhore. Për t’u zgjedhur në raundin e parë, një kandidat duhet të marrë të paktën 50 përqind të votave. Nëse këtë nuk e arrin – si zakonisht – asnjë kandidat, në zgjedhjet e balotazhit në 18 qershor marrin pjesë të gjithë ata kandidatë, që kanë arritur të marrin në raundin e parë të paktën 12,5 përqind të votave. /DW/

Please follow and like us: