Albspirit

Media/News/Publishing

Meta-Ramës: Nuk do të kesh vrimë (rilindase) ku të futesh po preke qoftë dhe një votë


Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë kundrejt kryeministrit Edi Rama pas dhunimit të një të riu simpatizant i LSI. “Nuk vë dot dorë ai mbi të drejtat e të rejave dhe rinjve të Shqipërisë. As ai dhe as ai tjetri që u arratis në 96 në Greqi, me fustan grash. E di mirë forcën e tyre unë, trimërinë e tyre. Fundi i Jakunoviccit të Ukrainës do ju duket lule. Jo një mandat të preket, jo një votë të preket, por një votë, do ju jap fjalën e shqiptarit, fjalën e malësorit, fjalën e skraparlliut, s’do ketë më vrimë (rilindase) për Edi Ramën. S’do ketë vrimë për shefat e policisë së antidrogës. Askush nuk do vërë dorë mbi shqiptaret. Ka ardhur ora që ta fillojmë vettingun në 25 qershor me kreun e Rilindjes”, tha Meta.

Please follow and like us: