Albspirit

Media/News/Publishing

Nishani dekoron Raimonda Bulkun me Dekoratën “Nderi i kombit”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 12/06/2017, nr. dekreti 10417 zonjës Raimonda Bulku Dekoratën “Nderi i kombit” me motivacionin: “Interpretueses së rrallë e të talentuar të artit skenik dhe atij kinematografik të vendit tonë, mishërueses dhe sjellëses në jetë me aq pasion të lindur të personazheve të shumta e të spikatura realiste, e cila ka gjetur vendin e merituar në zemrat dhe kujtesën artistike të publikut shqiptar, për guximin e treguar dhe zërin e saj të fuqishëm që ngriti peshë zemrat e shqiptarëve duke kontribuuar në rrëzimin e sistemit diktatorial dhe ardhjen e shumëpritur të demokracisë”.

 

Rajmonda Bulku (lindur më 16 gusht 1958) është një aktore e mirënjohur shqiptare dhe ish deputete e Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë. Aktore e njohur e skenës dhe ekranit është nderuar me disa çmime. Në vitin 1981 ajo u diplomua si aktore në Institutin e Arteve të Bukura në Tiranë. Filmi i saj i pare, është Dimri i fundit i vitit 1976 dhe më pas Zonja nga qyteti. Në jetën private ajo është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Filmografia

TEATER

Please follow and like us: