Albspirit

Media/News/Publishing

Përpjekja e udhëheqjes së re maqedonase për t’u bashkuar BE dhe NATO-s

David Francis & Noah Buyon/

Maqedonia po ndërmerr hapa për të zgjidhur një konflikt të gjatë me Greqinë për të rifilluar përpjekjen e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe NATO. Rusia dhe Serbia nuk janë të lumtur për këtë.

Të hënën, Zoran Zaev, kryeministri i ri i shtetit Ballkanik, udhëtoi për në Bruksel për t’u thënë udhëheqësve europianë se është mbështet nisjen e procesit të kompromisit me Greqinë për të zgjidhur një mosmarrëveshje 27-vjeçare mbi përdorimin e emrit “Maqedoni”. Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov dhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias, u takuan në Athinë të mërkurën.

“E di se nëse kemi marrëdhënie miqësore dhe një qasje të mirë atëherë një zgjidhje është e mundshme”, u tha Zaev gazetarëve të hënën.

Zaev pastaj tha se donte të bashkohej në Bashkimin Evropian dhe NATO-n në “kohën më të shkurtër të mundshme”. Si një përpjekje për sheshuar disa nga mosmarrëveshjet, ai sugjeroi që vendi i tij të merrte pjesë duke përdorur emrin mjaft të rëndë të vendosur në Kombet e Bashkuara – Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, ose IRJM. Duke e quajtur vendin thjesht si Maqedonia e sjell atë në konflikt me Greqinë, një vend me një rajon në veri me të njëjtin emër – një rajon që Athina ka kohë që e ka shqetësuar lakmia e Shkupit. Kryesisht për shkak të luftës së emrit, Greqia vuri veton ndaj hyrjes së Maqedonisë në NATO në 2008.

Tani, menjëherë pas pranimit të Malit të Zi, aleanca ushtarake transatlantike duket e hapur për anëtarësimin e Maqedonisë më në fund.

“Ne duam ta shohim vendin tuaj si pjesë e një rajoni të qëndrueshëm, demokratik dhe të begatë. Dyert e NATO-s janë të hapura, ne mbështesim të gjitha vendet që aspirojnë, “tha të hënën sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, duke qëndruar pranë Zaev. Kreu maqedonas raportoi mbi reformat e kërkuara nga Brukseli të mërkurën.

Kush nuk është i kënaqur me perspektivën e Maqedonisë për t’u bashkuar me NATO-n: Rusia, e cila paralajmëron kundër çdo zgjerimi shtesë të aleancës. Sipas Projektit të Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), Rusia ka përhapur propagandë për të prishur politikat në vendin ballkanik për gati 10 vjet.

Zyrtarët rusë kanë mohuar akuzat. “Pretendimet e OCCRP, të sponsorizuara nga fondet e Shteteve të Bashkuara dhe George Soros … përshtaten në mënyrë të qartë në kuadrin e histerisë anti-ruse”, – u përgjigj Ambasada Ruse në Maqedoni. (Akuzat kundër Rusisë, megjithatë, nuk janë jo të besueshme: Kremlini dyshohet se ka komplotuar një grusht shteti në prag të zgjedhjeve parlamentare të Malit të Zi në tetor 2016.)

Fqinji i Maqedonisë, Serbia, gjithashtu nuk është shumë i kënaqur për drejtimin perëndimor të Shkupit. Beogradi u bombardua nga NATO në vitin 1999 gjatë Luftës së Kosovës dhe që nga ajo kohë ka ushqyer një hidhërim kundër aleancës. Shumica e vendeve që kufizohen me Serbinë – duke përfshirë më së fundi Malin e Zi – janë tashmë anëtarë të NATO-s. Anëtarësimi i Maqedonisë ngre mundësinë që aleanca të rrethojë serbët. Zyrtarisht, Serbia mban një politikë të neutralitetit ushtarak, por Beogradi ka zhvilluar ushtrime me Bjellorusinë dhe Rusinë për tre vitet e fundit./Foreign Policy – Lexo.al/

Please follow and like us: