Uashingtoni dhe Brukseli në alarm: Ka përpjekje për ta bllokuar reformën në Drejtësi
Ne mes nje kori pakenaqesie brenda Partise Demokratike te opozites ne Shqiperi, ne Bruksel dhe Uashington jane ngritur shqetesime mbi perpjekjet per te bllokuar reformen ne drejtesi, shkruan Martinn Banks.
Reforma, e cila synon pastrimin e gjykatave nga gjyqtaret e korruptuar e te paafte, eshte kerkese kyce per hapjens e negociatave me BE, e cila u bllokua nga nje bojkot 3 mujor i opozites i drejtuaf nga lideri i PD Lulzim Basha.
Kjo u zgjidh pasi KM i PS pranoi te shtyje zgjedhjet parlamentare me 1 jave dhe i dha mundesine PD te emeroje nje numer ministrash “teknike” gjate periudhes zgjedhore.
Megjithate, fraksione kane kundershtuar reformen ne Gj. Kushtetuese duke nxitur shqetesimin e nderkombetareve.
“E shume nevojshmja reforme ne drejtesi, eshte serish nen sulm,” tha dje nje zedhenes i Sherbimeve te Veprimit te Jashtem te BE. “u bejme thirrje te gjitha partive te perfundojne krijimin e institucioneve te vetingut. Sulmi ndaj reformes , ne vend te zbatimit te vetingut me monitorimin e ngushte te ONM, demton te tashmen dhe te ardhmen e Shqiperise .”
Ambasada amerikane ne Tirane, publikoi nje deklarate te ngjashme. “populli shqiptar duhet te jete i shqetesuar per keto perpjekje per te dobesuar reformen, me qellim mbrojtjen e gjyqtareve dhe prokuroreve, perfshire dhe ata qe kane lidhje me krimin e organizuar”.
Ne te njejten kohe, ka kritika per mos perzgjedhjen si kandidate per deputete te PD, te cilet mbeshteten reformen ne drejtesi. Ne nje interviste exclusive per kete website, nje anetar i vjeter i PD e cilesoi Bashen si nje “ autokrat i vogel”.
Anetari i PD, aktualisht deputet tha se nese sic pritet PD humb zgjedhjet e 25 qershorit Basha duhet te dorehiqet dhe “te perballet me pasojat.” Deputeti nuk deshiron te identifikohet, nga frika per ndeshkime te metejshme.
Deputeti e akuzoi Bashen se po perpiqej ti “mbyllte gojen” kritikeve ne PD dhe te bllokonge perzgjedhjen e tyre si kandidate per deputete ne zgjedhjet e ardhshme.
Ata te cilet mbeshteten reformen ne drejtesi te kundershtuar nga Basha dhe pjeserisht te ndihmonin ne hapjen e rruges per fillimin e negociatave te anetaresimit, e “paguan gabimin”.
Sondazhet e fundit tregojne se PD e cila vetem tani vone hoqi dore nga bojkoti, me shumemgjasa do te humbe perballe PS qeverisese.
Nje sondazh nga instituti italian Piepoli, i bere publik te marten (13 qershor) tregoi se nese zgjedhjet zhvilloheshin sot, PS do te merrte 49-53 % te votave, krahasuar me 29-33% per PD. Potencialisht, thane sondazh-beresit, PS do te jete afer fitimit te maxhorances ne parlamentin me 140 anetaret.
Nje nga deputetet e Brukselit i perfshire ngushtesisht ne perpjekjet ndermjetesuese perpara fushates elektorale, tha ” asgje nuk duket te jete zgjidhur ne Shqiperi, ku nje nga 2 partite kryesore duket te jete duke rene ne nje krize politike dhe eshte e dominuar nga lidershipi autoritar.” Deputeti refuzoi te identifikohej.
Deputeti shqiptar pranoi te intervistohej per te theksuar “kundershtite dhe pakenaqesite e perhapura gjeresisht” me lidershipin e partise. Vendimmarrja e brendshme dhe demokracia jane karakterizuar gjeresisht si problematike ne demokracine e re te Shqiperise.
Deputeti i tha ketij website: “nuk jam vetem une qe ngre shqetesime te tilla. Ka te pakten edhe 10 anetare te vjeter te partise te cilet folen kunder lidershipit te partise, dhe qe ashtu si dhe une, nuk u perzgjodhem me si kandidate per deputete.
“U detyruam te paguajme cmimin thjeshte sepse shprehem shqetesimin per mungesen e demokracise se brendshme ne partine tone”.
Nga te mos-perzgjedhurit si kandidate per deputete perfshihet 1 ish minister integrimi, 1 ish kryetare kuvendi, 1 ish nenkryetar partie dhe 1 ish minister financash.
Komentet e ardhura pas nje stanjacioni 3 mujor qe bllokoi progresin e reformave te qeverise se Shqiperise, u nderprene se fundmi, pasi partite qeverisese dhe opozita arriten 1 marreveshje mbi zgjidhjen e konflikteve.
Ka shprese se marreveshja do te ringjalle perpjekjet e Shqiperise per anetaresim ne BE. Ngre organet te cilat do te kontrollojne gjyqtaret e prokuroret si nje hap te pare drejt nje gjyqesori te pavarur, kusht kryesor per bisedimet e anetaresimit me BE.
“Kete e kemi kerkuar prej kohesh” – tha Deputeti i PD,-duke shtuar “se kjo nuk ishte vetem ne te mire te Partise, por edhe te marredhenieve te Shqiperise me BE. Parlamentari i PD tha se ka ” grupe” ne PD te cilet jane te zemeruar me strategjine e fushates se Bashes dhe refuzimin e tij per t’u konsultuar me te tjeret.
“Ka patur nje mungese koherence ne menyren se si po zhvillohet fushata zgjedhore. Nuk eshte vetem ceshtje e listave, por menyra se si e po e ben fushaten dhe lidhja e saj me reformen ne drejtesi e cila eshte e nevojshme per te bere vetting e duhur te gjyqtareve dhe prokuroreve.
“Disa kane zgjedhur te heshtin, por te tjere kane qene te zeshem ne kriticizmin e tyre ndaj Bashes dhe ata po paguajne cmimin e te mbeturit jashte listave te kandidateve. Jemi perpjekur te gjenim nje rruge jashte bllokimit dhe vendimit ne Shkurt per te bojkotuar parlamentin e me pas zgjedhjet parlamentare. Personalisht kam thene se nje parti politike nuk mund te bojkotoje zgjedhjet. Ky ka qene mendimi edhe i shume figurave te spikatura ne Parti. Dhe tani, per ironi ata qe i kerkuan Bashes te mos bojkotonte zgjedhjet e gjejne veten jashte listave zgjedhore dhe nuk mund te garojne me per to.