Albspirit

Media/News/Publishing

Elvana Shala: Rruga jonë për Kosovën nëpër botë, vazhdon…

Pas 1 jave intensive në Dallas të Texas-it për të përfaqësuar me shumë krenari Kosovën në “Forumin e Ambasadoreve Femra” dhe një jave intensive në New York për të takuar bashkëpunëtorët e mi në OKB dhe Misionin iplomatik të Republikës së Kosovës, është koha për t’u kthyer në Kosovë dhe për të rrëfyer gjithçka që u shpalos për Kosovën në këto dy shtete në SHBA.

Nuk mund të kthehem pa falenderuar organizatoret e forumit në Dallas për ftesën dhe kujdesin e sidomos për përshtypjet e mira për Kosovën, e vecanërisht Ambasadoren znj. Teuta Sahatqija dhe Dugagjin Sahatqija, që përveç pritjes zyrtare në Konsullatën e Kosovës hapën dyert e shtëpisë së tyre duke më pranuar për 1 javë rresht me kujdesin dhe respektin më të veçantë. Ndjesia që ma dhanë këta dy persona dhe komplet stafi diplomatik, gjatë qendrimit në New York, thjesht nuk përshkruhet me fjalë. Jam tejet, por tejet e lumtur që misioni yne në New York drejtohet nga një person i perfeksionuar në cdo aspekt si znj. Sahatqija. E përkushtuar në punë, në familje, në shoqëri e mbi të gjitha shumë e përkushtuar për një imazh pozitiv të Kosovës në New York.
Falemnderit të mrekullueshmes Arta Qyqalla dhe M-Dije Saraqi, që kohën time të lirë e shnëdrruan në argëtim me shumë shëtitje e të qeshura.
Dhe në fund, por jo më pak i rëndësishëm falemnderit shpirtit shqiptar në New York, fotografit Fadil Berisha për surprizën, kujdesin dhe dashninë.
I gjithë ky turne i rëndësishëm për mua në SHBA nuk do të ishte kaq i mrekullueshem pa praninë, kujdesin dhe dashninë e gjithë juve.
Bekimi për një njeri si unë nuk është ndryshe pos t’jem e rrethuar nga ju!
Zoti ju bekoftë. ??❤️

Rruga jonë për Kosovën nëpër botë, vazhdon…
Me shume dashni,

Elvana

Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and indoor

Please follow and like us: