Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-kryeotllakisti betohet për dashuri të përjetshme me Rilindjen

Ish deputeti i PD-së, Lefter Maliqi i deklaron dashuri të përjetshme: I nderuar Edi, do marrim 76 mandate


Ashtu sic deklaroi pak javë më parë, ish deputeti demokrat i zhgënjyer nga LISTA BASHA, Lefter Maliqi i është bashkuar PS-së me zë e me figurë. Për të treguar sesi të djathtët po kalojnë tek PS-së, axhenda e Edi Ramës sot, jo pa qëllim është zhvendosur në Lapardha të Beratit, aty ku është edhe fshati i lindjes së Lefter Malqit.

Gjatë fjalës së tij, i ekzaltuar për partinë e re, Maliqi tha se: “Të votojmë sëbashku numrin 2 dhe të vazhdojmë sëbashku vijimin e investimeve. I nderuar Edi Rama ju keni thënë se ne do të marrim 71 mandate. Por po iu them se 5 mandate i ka në Berat. 76 mandate. Mos u gënjeni as nga UFO që gënjejnë për shkolla. Fjalën ia jap Kryeministrit i cili do të bëjë fushatë për 2021-in”.

Duket se në vetëm ne 20 ditë fushatë, Edi Ramën e kanë lënë fuqitë dhe kordat e zërit gjithashtu. Dhe për këtë arsye fjalimi i tij elektorale sot në Lapardha do të hyjë në histori si më i shkurtëri, ku pjesa në pjesën kryesore të saj ai tha: “E paprecedentë që një deputet që është i listuar me PD-në i është bashkuar PS-së jo për interesa politike por për të përfaqësuar këtë komunitet. Unë i jam shumë mirënjohës Lefterit që me vetëdije na u bashkua në këtë betejë. Kjo nuk është një betejë mes partish, por një betejë mes të ardhmes dhe së shkuarës”.

Please follow and like us: