Albspirit

Media/News/Publishing

Kush është biznesmeni, pronar i një kompanie nafte në Shqipëri?

Mediat greke japin detaje të reja lidhur me biznesmenin e kompanisë së naftës në Shqipëri që u kap me kokainë në Greqi. Sipas “Zougla.gr“, ai është Athanasios Karatzounis, i cili u arrestua pasi iu gjet 20 kg kokainë. Mediat shkruajnë se biznesmeni grek, pronar i një kompanie nafte në Shqipëri është edhe ish ­president i një ekipi futbolli lokal në Greqi. Ai ka qenë i dënuar me 4 vjet burg në vitin 2000, për kontrabandë cigaresh në Holandë.

Operacioni policor është zhvilluar të mërkurën, gjatë të cilit janë bëre edhe arrestimet dhe sekuestrimi i sasive të drogës. Biznesmenit iu kap një shumë prej 100 mijë eurosh. Thuhet se zona e Larisës dhe Trikala ishin stacionet e magazinimit të drogës, nga të cilat më pas ajo shperndahej në vende te tjera. Policia ia ka zbuluar 10 kg kokainë në depon e biznesmenit në Lazarina, kurse pjesa tjetër u gjet në një servis makinash, të një shqiptari në Thiva, që dyshohet si bashkëpunëtor i tij.

Please follow and like us: