Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Cika: Gjermania, ndër vendet më joshëse për studentët e huaj

Gjermania është një ndër vendet më joshëse për studentët e huaj. Ndër vendet jo anglofone madje Gjermania zë vendin e parë. Në Gjermani ekzistojnë 428 shkolla të larta të miratuara nga shteti. Prej tyre, 108 janë universitete shtetërore. I themeluar në vitin 1364 Universiteti i Heidelbergut është më i vjetri në Gjermani. Universiteti i Këlnit (i themeluar ne 1388) eshte i dyti per nga numri me 43 mije studente nga me shume se 100 kombe. Por më të preferuarit e Universiteteve gjermane për te huajt janë tre:

1. Universiteti i Lirë i Berlinit, “Freie Universität”, (FU Berlin); i cili u themelua në vitin 1948. Me seli në Berlinin perëndimor, FU gjatë konfliktit Lindje-Perëndim – ndryshe nga Universiteti Humboldt, që ndodhej në zonën sovjetike – e konsideronte veten si pjesë e “botës së lirë”, ndaj dhe mban këtë emër. FU Berlin është një ndër njëmbëdhjetë universitetet e ekselencës që ka gjithsej në Gjermani.

2. Universiteti i dytë i ekselencës në Mynih është ai Ludwig-Maximilian. Ky është një ndër universitet më të vjetra dhe më të njohura gjermane – prej tij kanë dalë 34 nobelistë. Në vitin 2013 Mynihu u vlerësua nga revista Lifestyle “Monocle” si qyteti më cilësor në botë për të jetuar.

3. Universiteti Teknik i Mynihut zë vendin e 3-të (Universitet ekselence)
Kryeqyteti i Bavarisë ka dy universitete të nivelit të ekselencës: Njëri prej tyre është Universiteti Teknik i Mynihut. Sipas të dhënave të këtij institucioni thuajse një në pesë studentë vjen nga jashtë Gjermanisë.
Por shumë i njohur është edhe Universiteti Teknik në Aachen, RWTH, renditet i 4-ti
Aachen ndodhet në kufi me Belgjikën dhe Holandën. Si Universiteti Teknik më i madh në Gjermani RWTH Aachen ka moton: “Të mendosh të ardhmen”. E ky universitet vërtetë e mishëron imazhin e mendimit për të ardhmen.

Please follow and like us: