Albspirit

Media/News/Publishing

Balena Blu, misteri që fshihet pas 130 vrasjeve në Rusi dhe dhjetëra lëndimeve në mbarë botën

Një përdorues i Reddit publikoi listën e niveleve dhe sfidave që duhen të kalojnë përdoruesit e lojës në mënyrë që të takojnë balenën blu.

Blue Whale – balena blu – një lojë cila dërgon adoleshentët drejt vetëvrasjes ka marrë jetën e të paktën 130 rinjve në Rusi.

Më 12 Qershor Policia Ruse arrestoi atë që besohet se është themeluesi i saj, 26 vjeçarin Ilya Sidorov. Ai ka pranuar përpara hetuesve se drejton një grup vetëvrasësish me të paktën 32 anëtarë.

Kjo lojë pushtoi titujt e lajmeve ditët e fundit në Shqipëri ku një 12 vjeçare në Gjirokastër kishte tentuar të kryente vetëvrasje si rezultat i lojës.

Por çfarë është Balena Blu?

Kjo lojë sipas autoriteteve Ruse drejtohet nga një grup në median sociale i cili nxit njerëzit të kryejnë vetëvrasje. Një administrator ndan detyra me anëtarët të cilët duhet ti përmbushin brenda 50 ditësh.

Disa prej akteve të tmerrshme janë shikimi i filmave horror, zgjimi në orët e vona të natës, dëmtimi i vetvehtes dhe me çdo ditë që kalon detyra që duhet të përmbushen bëhen edhe më të vështira.

Në ditën e 50-të, manipulatorët që fshihen pas lojës kërkojnë nga përdoruesit e saj të kryejnë vetëvrasje.

Balena Blu dhe rastet e vetëvrasjes

Vetëm në Rusi kanë humbur jetën 130 adoleshentë. Sipas raportimeve të vdekur dhe të lënduar ka patur në Argjentinë, Brazil, Britani, Itali, Kinë, Kili, Kolumbi, Gjeorgji, Kenya, Paraguaj, Portugali, Rusia, Arabinë Saudite, Serbi, Spanjë, Uruguaj, Venezuelë së fundit edhe në Shqipëri.

50 nivelet e Balenës Blu

Një përdorues i Reddit publikoi listën e niveleve dhe sfidave që duhen të kalojnë përdoruesit e lojës në mënyrë që të takojnë balenën blu.

  1. Prerja e krahut me një mjet të mprehtë
  2. Zgjimi në 4:20 të mëngjesit dhe shikimi i një videoje të frikshme
  3. Prerja e venave në krah, vetëm tre prerje
  4. Vizatimi i një balene në një copë letër
  5. Nëse doni të bëheni një balenë blu atëherë shkruani “Po” me një mjet të mprehtë në këmbë
  6. Shkrimi i një statusi “#I’am a Whale”
  7. Prerje të trupit
  8. Mbizotërimi i frikës
  9. Zgjimi në 4:20 dhe ngjitja mbi çatinë e shtëpisë
  10. Vizatimi i një balenë me një mjet të mprehtë në krah
  11. Shikimi gjatë gjithë ditës video të frikshme
  12. Dëgjimi i muzikës që të dërgon administratori
  13. Prerja e buzëve
  14. Shpimi i krahut me një gjilpëre
  15. Dëmtimi i vetvetes
  16. Ngjitja në çati dhe qëndrimi në një cep të saj
  17. Ngjitja mbi një urë
  18. Ngjitja mbi një vinç
  19. Kontrolli i vërtetësisë së akteve
  20. Duhet të flasësh me balenën në Skype
  21. Qëndrimi mbi çati
  22. Kodim
  23. Mision sekret
  24. Takimi me balenën
  25. Vendosni datën e vdekjes dhe e pranoni atë
  26. Vizitoni një hekurudhë në 4:20
  27. Mos flisni me askënd
  28. Jepni betimin e një balene blu
  29. Prerje me sende të mprehta

Nga niveli 30 deri në 49 duhet të zgjohen çdo ditë për të shikuar video, dëgjuar muzikë dhe prerë pjesë të ndryshme të trupit dhe biseduar me balenën.

Niveli i 50 është varja, hedhja nga dritarja, shtrirja mbi një hekurudhë treni hedhja nga lartësi të ndryshme.

Grupi i balenës blu

Aktualisht policia Ruse përveç Sidorov ka arrestuar edhe një 21 vjeçar me emrin Philip Budeikin i cili është administrator i lojës. Ai ka nxitur të paktën 16 adoleshente të kryejnë vetëvrasje. Sakaq Sidorov drejton një grup prej 32 fëmijësh në Rusi dhe Evropë që kompletonin detyrat që u jepte. /PCWorld Albanian/

Please follow and like us: