Albspirit

Media/News/Publishing

Betohet në Kuvend Avokatja e re e Popullit e propozuar nga Basha

Në seancën plenare të zhvilluar ditën e sotme është betuar Erinda Ballanca si Avokate e re e Popullit. Ballanca u propozua nga Partia Demokratike pas marrëveshjes Rama-Basha në muajin maj, që i dha fund krizës politike dhe i hapi rrugë futjes së opozitës në zgjedhje. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Igli Totozanin.

Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do të mbroj kurdoherë liritë dhe të drejtat themelore të njerëzve pa dallim në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjet e Republikës së Shqipërisë”, – lexoi Kryetari i kuvendit, Ilir Meta betimin.

Please follow and like us: