Albspirit

Media/News/Publishing

Denoncimi, lista e punësimeve nepotike në Bashkinë e Beratit

Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e së premtes në Berat, ku ka kërkuar votën për një qeverisje të vetme nga PS. Por, fjalimin më të fortë e ka mbajtur një nga kandidatët e PS-së në Qarkun e Beratit, që ka lexuar punësimet nepotike në Bashkinë e Beratit, e cila drejtohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Lidhjet familjare në Bashkinë Berat, të kryetarit Petrit Sina:

  1. Nënkryetarin e Bashkisë, Bledar Blanën, e ka krushqi të afërt.
  2. Bledar Blana është krushk “rastësisht: me sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë, Gëzim Zema, ndërsa drejtoresha e Shërbimit Social, Sadete Myftari, është kushërirë e afërt e Petrit Sinës.
  3. Pelivan Sina, drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, djali i xhaxhait të Petrit Sinës.
  4. Bashkim Filaj, kunati i Petrit Sinës, është i punësiar si specialist në Drejtorinë e Bujqësisë të Bashkisë Berat.
  5. Blerim Duci, vëllai i kunatit të Petrit Sinës, është shofer në Drejtorinë e Bujqësisë në Bashkinë Berat.
  6. Arselito Filaj, nipi i Petrit Sinës, specialist tek Zjarrëfikësja, në varësi të Bashkisë.
  7. Bledar Demaj, nipi i Petrit Sinës, punonjës në qendrën Lira, nën varësi të Bashkisë Berat.
  8. Olgert Duci, nipi i Petrit Sinës, është shef në Shërbimin Stomatologjik.
  9. Edison Toraj, dhëndër në familjen e Petrit Sinës, edukar në Qendrën Lira në varësi të Bashkisë.
  10. Artur Tahiraj, kushëri i afërt i Petrit Sipës, i punësuar në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike.
  11. Medina Muja, punonjëse në Bashki, lidhje krushqie me Petrit Sinën.
  12. Leonora Plakalli, punonjëse në Bashki, lidhje krushqie e Petrit Sinës.
  13. Arnold Karkanjozi, shofer në Bashki, lidhje krushqie e Petrit Sinës.
  14. Kryeplaku i Veterikut Kadri Saka, vjehrri i mbesës së Petrit Sinës.

Nënkryetari i Bashkisë, Bledar Blana, ka punësuar gjithashtu të afërmit e vet:

Motra e Bledar Blanës, Eliana Kola, magaziniere në qendrën Lira.

Luftar Blana, djali i xhaxhait të nënkryetarit, është punësuar në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike.

Elena Salillari, kunata e Bledar Blanës, është drejtoreshë Kopështi.

Sekretari i Përgjithshëm në Bashki, Gëzim Zema, ka punësuar të afërmit si më poshtë:

Ledina Malo, shefe Finance në Drejtorinë Arsimore të Bashkisë, është mbesa e gruas së Gëzim Zemës.

Emiljano Veliaj, drejtor Prokurimesh në Bashki, është dhëndri i Gëzim Zemës.

Drejtori i Ujësjellësit, Refat Harizi, ka të punësuar të afërmit si më poshtë:

Sadik Harizi, vëllai i Refatit, specialist te Zjarrëfikësja.

Betina Harizi, nusja e djalit të Refatit, e punësua në Këshillin e Qarkut.

Drejtori i Ndërmarrjes së Shfrytëzimit të Naftës, Lonik Cuedari, ka të punësuar:

Shqiponja Cuedari, bashkëshortja e tij, specialist në Bashkinë Berat.

Lidhje të tjera familjare brenda Bashkisë:

Sekretarja e kryetarit, Klejda Kusta dhe Kamberije Hyseni (Selimi) në pozicion specialist, janë kunata.

Përgjegjësia e Financës, Anila Cuka, ka punësuar gjithashtu babain e saj si punonjës po në Bashki, ndërsa mamanë e ka punësuar si specialist pranë Postës Shqiptare.

Rexhep Haderi, drejtori i Gjelbërimit, ka të punësuar nipin, Gerald Haderi, po në Bashkinë Berat.

Please follow and like us: