Ekskluzive: Lista e 30 kandidatëve të LDK-AKR-A, për deputet me më së shumti vota (Dokument)
Gazeta Shqiptari.eu ka siguruar listën e kandidatëve më të votuar të LDK-AKR-A, në zgjedhjet e 11 qershorit. Më shumë se 100 kuti janë shkuar në rinumërim, gjë që ky rezultat është sipas rezultatit të numërimit nga 73% të votave, që i bie se rreth 27% të votave apo më shumë se çereku mungojnë. Pra, lista nuk është definitive, dhe ne kemi siguruar në rastet e diskutueshme, se sa kanë kandidatët sipas të dhënave zyrtare që po shtu i kanë grumbulluar në gjithë territorin, por që rinumërimi e bën të diskutueshëm rezultatin.
Kandidati për kryeministër dhe bartës i Listës së koalicionit LDK-AKR, ka fituar më shumë se 50 % të votave të mundshme. Por, befasia më e madhe vjen nga Vjosa Osmani, e cia u la në fund të listës, e 81-ta, dhe nga aty ka marrë mbi 45 mijë vota, me trend rritje në rreth 60 mijë vota. Po ashtu befasisht është gjendur në krye të më të votuarve Driton Selmanaj, duke dalur i treti me mbi 25 mijë vota.
Teuta Rugova ka dalur femra e tretë më e votuar, pas Vjosa Osmanit, që ka një votë, siç po e quan ajo plebishitare dhe Mimoza Kusarit nga Alternativa.
Për lehtësi identifikimi për lexuesit, pasi në listë duhet të jenë nga 30 deputetë sa pritet ti ketë LDK-AKR-A, 10 prej tyre janë femra të bëra me bolld (me të zezë të theksuar) dhe po ashtu edhe për kandidatët që nuk janë të LDK-së.
Sipas këtyre pritjeve aktualisht nga LDK dalin fitues më së paku 23 deputetë, AKR-ja pritet të ketë maksimalisht 5, dhe Alternativa 2 veta.
Kandidatë për deputet si Blerim Grainca, ish deputetë edhe në legjislaturën e shkuar, beson se pa shkuar në rinumërim 110 kuti votimi, kishte mbi 7 mijë vota, prandaj, për ndryshimet që do të ketë lista, ëhstë përcaktuese më shumë se çereku i votave që do të numërohen.
Ja rezultate dhe votat sa kanë marrë të gjithë kandidatët: SHQIPTARI.eu
- Avdullah Hoti 82.486 vota
- Vjosa Osmani 45.499
- Driton Selmanaj 25.250
- Behgjet Pacolli 24.909 – AKR
- Anton Quni – 20.727
- Lumir Abdixhiku 20.476
- Mimoza Kusari 14.144 – Alternativa
- Kujtim Shala – 12.639
- Labinot Tahiri 11.033- AKR
- Ilir Deda – 10756 – Alternativa
- Lutfi Zharku 8917
- Arben Gashi 8477
- Ramiz Kelmendi 7320
- Teuta Rugova 7149
- Valentina Bunjaku Rexhepi 6449
- Ismet Beqiri 6229
- Haxhi Avdyi 6195
- Fidan Rekaliu 6147
- Arban Abrashi 6032
- Korab Sejdiu 5968 – AKR
- Lirije Kajtazi 5718
- Islam Pacolli 5643 – AKR
- Armend Zemaj 5554
- Naser Rugova 5510
- Imet Rrahmani 5393
- Hikmete Bajrami 5042
- Besa Gaxherri 4659
- Mirjeta Kalludra 4022
- Doruntinë Maloku 3820
- Albena Reshitaj 3796 – AKR
——————————
Në vijim janë emrat e kandidatëve të tjerë me votat e fituara dhe që nga numërimi i votave të tjera 27%, mund të bëjnë përmbysje në rezutat, përkatësisht në listën e mësipërme prej 30 vetave:
- Naser Osmani 5311
- Haki Demolli 4993
- Blerim Grainca 4987
- Vehbi Imeri 4128
- Sokol Havolli 3958
- Nexhat Ramadani 3887
- Bardhyl Meta 3884
- Agim Ademaj 3838
- Vezir Januzi 3826
- Refiqe Tërnava 3720 – AKR
- Labinotë Demi Murtezi 3706 – AKR
- Faruk Nura 3637
- Besnik Krasniqi 3591/SHQIPTARI.eu/