Ema Andrea: Me shumë dinjitet për artistët
Tituj nderi për artistë në vendin tonë? Shumë i shqetësuar opinioni! Falenderoj edhe ata që më përmendin! Ju pyes modestisht, çfarë kuptimi ka një titull kur artisti nuk ka status, kur një artist pas një rruge të gjatë krijimtarie,sot ende punon në kushte mbijetese, kur një artisti i mbetet pak për të ruajtur dinjitetin, kur abuzohet me pasionin dhe dëshirën për të pasur mundësi krijimtarie, kur pas çdo arritje apo çmimi, nuk ndryshon asgjë në karrierën e tij, kur është i detyruar të “zbatoje normën” sepse ndryshe mbetet pa rrogë, kur del në pension të pamjaftueshëm për t’u vetëmbajtur, kur punon në kushte çnjerezore? Kur ai që bën ‘gavetën’ dhe ai që ka 30 vite krijimtari janë njesoj!
(Varet si i ke marredheniet me lëpirjen) Kolegët në perëndim(shumë të përmendur) kanë krejt të tjera mundësi (edhe ata që lëpihen.) Shqetësim kush e merr titullin?? Jo!! Çdo titull humbet kuptimin dhe vlerën në kushtet reale ku jetojnë e krijojnë artistët! Ndaj, ta gëzojë kushdo që e merr! Me shumë dinjitet për artistët dhe nga artistët!
Ndryshe çmimet marrin vlerë objekti mbi mobilie dhe kaq! Personalisht kam shumë objekte që s’më hyjnë në punë veçse për të ndihmuar kujtesën!