Albspirit

Media/News/Publishing

Gazetari i ABCNews zbardh emrat: Ata që do bëjnë Vetingun, nuk kanë pastruar veten

Gazetari i “ABC News”, Flamur Vezaj, sot, ka reaguar në lidhje me 12 anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, përzgjedhur nga komisioni Ad Hoc i kryesuar nga deputeti i PS-së, Pandeli Majko. Nëpërmjet një shënimi në Facebook, Vezaj shkruan se disa nga emrat e përzgjedhur, fatkeqësisht, nuk e kanë pastruar veten. Ai thekson se është e pakuptueshme se si do bëhet vettingu, kur në listë është një kryetar partie, një i akuzuar për shpërdorim detyre, për falsifikim dokumentash, profesor dhe profesoresha që zihen me grushte me studentët, kryetar organizatash, biznesmen apo njerëz të afërt të titullarëve të institucioneve. Komisioni Ad Hoc i kryesuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko zgjodhi 12 anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Komisioni Ad Hoc zgjodhi kandidatët Etleda Çiftja , Firdes Shuli , Genta Bungo , Xhensila Pine , Roland Ilia , Alma Vokopola , Pamela Qirko , Valbona Sanxhaktari , Brunilda Vasha , Lulzim Hamiti , Olsi Komici dhe Suela Zhegu. Komisioni zgjodhi edhe dy anëtarët zëvendësues. Anëtari i Parë zëvendësues është Vojo Mali, ndërsa anëtari i dytë zëvendësues është Pal Shkambi. 12 komisionerët do të vlerësojnë gjyqtarët e prokurorët që duan të jenë pjesë e institucioneve të Drejtësisë në Shqipëri. Në rast kur kandidatët gjyqtarë ose prokurorë rrëzohen ose refuzohen nga Komisioni i Kualifikimit, atëherë ata kanë të drejtë ti drejtohen Kolegjit të Apelimit i përbërë me 6 anëtarë.

Shënimi i plotë:

Këta janë VETTING-sat, që pritet të pastrojnë sistemin!

Fatkeqësisht disa prej tyre nuk e kanë pastruar vetën!

Nuk e kuptoj si do bëjn VETTING-un, një kryetar partie, një i akuzuar për shpërdorim detyre, për falsifikim dokumentash, professor/esha që zihen me studentët me grushta, kryetar orgniazatash, biznesmen apo kusherir/a te titullarave te institucioneve! Vetëm ndonjë tek-tuk, i shoh të pastër, të tjerët mjerë drejtësia ku do të përfundoi!

#të_korruptuar_që_duan_të_pastrojnë_korrupsionin#

#Shqiperi_moj_e_mjera_Shqiperi#

#@LISTAT:

  1. Firdes Shuli, Noter i akuzuar për falsifikim dokumentesh
  2. Olsi KOmiçi, i akuzuar për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh
  3. Genta Tafa (Bungo), pedagoge me probleme me studentët në Universitete
  4. Valbona Sanxhaktari, juriste në kryeministri
  5. Roland Ilila, avokat dhe pedagog në Universitetin e Shkodrës
  6. Brunilda Bektashi (Vasha), jurist në ish-CEZ-in e çekëve
  7. Suela Zhegu, specialist e burimeve njerëzore në KLD
  8. Pamela Qirko, jurist dhe biznesmene
  9. Xhensila Pine, pedagode dhe administrator në kompani sigurimesh
  10. Etledia Çiftja, jurist
  11. Lulzim Hamitaj, Avokat në Itali
  12. Alma Vokopola, ish-Koordinatore të Grupit për Edukimin Juridik

###ZËVENDËSUES:

  1. Pal Shkambi, kryetar i Partisë Popullore Kristiandemokratike Shqiptare
  2. Vojo Malo, avokat dhe Kryetar i Komisionit të Etikës në KOKSH

###KOMISIONET:

  1. Herald Saraçi, për Komisionin e Parë Publik, shkrimtar
  2. Florian Ballhysa, për Komisionin e dyt publik, OJQ
  3. Aldona Syla, zv/komisioner – Bashkëshortja e kryetarit të Gjykatës së Vlorës
Please follow and like us: