Albspirit

Media/News/Publishing

Kancelari i ribashkimit

Ish-kancelari dhe kryetari i CDU-së, Helmut Kohl vlerësohet lart për meritat në ribashkimin e Gjermanisë dhe integrimin evropian.

Kancelarja Angela Merkel theksonte në një shkrim se “Helmut Kohli e arriti këtë, sepse si askush tjetër kishte krijuar për vite të tëra besim, nga Uashingtoni në Paris, Londër dhe Bruksel deri në Moskë. Ky kancelar i besimit ishte për ne gjermanët një fat.” Kurse ish-presidenti gjerman, Joachim Gauck, shkruan se për gjermanët ka rëndësi të jashtëzakonshme “që ju nuk u pajtuat kurrë me ndarjen e vendit tonë”.

‘Me pak lëvizje krijoi realitet të pamohueshëm’

Edhe ish-ministri i Jashtëm i SHBA, Henry Kissinger duke vlerësuar para disa vitesh ribashkimin e Gjermanisë u shpreh kështu për Helmut Kohlin: “Me pak lëvizje të guximshme ai krijoi atëherë një realitet të pamohueshëm dhe bëri realitet atë që konsiderohej për një kohë të gjatë një ëndërr e largët”.

Vertragsunterzeichnung zur Deutschen Einheit in Moskau 1990 (Imago/S. Simon)

1871 dhe 1990

Ribashkimin e Gjermanisë në vitin 1990 dhe bashkimin e Gjermanisë, në vitin 1871 i krahasojnë shpesh – për rëndësinë dhe rrethanat e jashtme. Si në 1871 Bismarcku, ashtu edhe në vitin 1990 Helmut Kohli para aktit të tyre u përballën me frikërat e shteteve fqinje: se një Gjermani e ribashkuar do të përpiqej të zgjeronte edhe kufijtë, në kurriz të fqinjëve. Në të dyja rastet, Bismarku dhe Kohli arritën t’i qetësojnë me sukses shtetet fqinje – duke mundësuar bashkimin, përkatësisht ribashkimin e Gjermanisë.

Helmut Kohli ishte prej vitit 1982 deri 1998 kancelar i Gjermanisë dhe për 25 vjet kryetar i CDU-së./DW/

Please follow and like us: