Albspirit

Media/News/Publishing

Ministri i Brendshëm: Policët nuk mund të mbështesin partitë, dënohen deri me burg

Ministri teknik i Brendshëm Dritan Demiraj ka dalë në deklaratë për mediat ku tha se Policia e Shtetit nuk mund të bëhet pjesë e mbështetjes ndaj partive në këtë kohë fushate.

Pjesë nga fjala e Demirajt:

Kodi Penal i ndryshuar parasheh se shpërdorimi i autoritetit  policor për të influencuar një parti politike, për të influencuar pjesëmarrjen në veprimatri politike me kryerjen e çdo veprimi apo propagande përbën vepër penale dhe dënohet nga 1-5 vjet burgim.

Policia e Shtetit është në monitorim të rreptë, të rrespektojnë ligjijn dhe masat do të jenë proporcionale me ligjin.  Kam marrë të gjitha masat. Ligji për policinë e shtetit përcakton kufizimet të policisë së shtetit të cilit i ndalohet të jetë anëtar i ndonjë partie apo të mbështesë organizatën e një paritë duke marrë pjesë fizikisht apo financiarisht.

Kujtojmë se sot kryeministri Edi Rama i bëri thirrje punonjësve të policisë që pas orarit të punës të angazhohen në fushatë. Për këtë pati edhe një reagim nga LSI që e quajti skandaloze dhe paligjshme thirrjen e kryeministrit.

Please follow and like us: