Albspirit

Media/News/Publishing

“Nëse kriminelët nuk arrestohen, populli do armatoset”, Rama i përgjigjet Metës po nga Lezha

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, deklaroi sot nga Lezha se nëse policia nuk do të bënte gjë për të ndëshkuar ata që dhunonin qytetarët, këta të fundit do detyrohen të armatosen. Mirëpo vetëm pak më parë, po nga Lezha, kryeministri Edi Rama është përgjigjur se i vjen shumë keq dhe shumë zor kur dëgjon kërcënime, duke iu referuar kështu deklaratave të Metës. “Më vjen shumë keq, shumë zor. Ndihem shumë i sëkëlldisur kur shikoj gjëra që nuk do donim t’i shihnim, kur dëgjoj gjëra që shqiptarët nuk do donin t’i dëgjonin më çjerrje, ulërima dhe kërcënime”, tha Rama.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka shkuar sot drejt Lezhës për të parë gjendjen e kryeplakut të fshatit Rraboshtë, Gjovalin Gjini, i cili është mbështetës i LSI. Nga andej Meta bëri edhe deklaratën për armatosjen e popullsisë, deklaratë e cila u diskutua shumë në media gjatë ditës. Meta ka thënë se sa kohë që kriminelët lëvizin  të lirë populli do të detyrohet të armatoset. ‘‘Nëse kriminelët nuk arrestohen Populli do të jetë i detyruar të armatoset. I kam dhënë emrat konkretë jo vetëm  ministrit Demiraj por edhe drejtorit të Policisë në Lezhë”, është shprehur Meta.

Please follow and like us: