Albspirit

Media/News/Publishing

Ngjarja në Lezhë, PS reagon me Lindita Nikollën: Autoritetet të zbardhin ngjarjen

Partia Socialiste ka reaguar me anë të kryesueses së listës në Lezhë, Lindita Nikolla, për dhunën e ushtruar ndaj kryeplakut të fshatit Rraboshtë, Gjovalin Gjini.

Nikolla ka shprehur keqardhjen për ngjarjen dhe i uron Gjinit shërim të shpejtë, ndërsa kërkon nga policia zbrdhjen e ngjarjes.

“E keqardhur për ngjarjen e shëmtuar ndaj Gjovalin Gjinit. I jam pranë dhe i uroj shërim të shpejtë. Organet e rendit të zbardhin ngjarjen dhe dënojnë autorēt. Partia Socialiste e vendosur pēr të vijuar me standardet demokratike dhe qytetare fushatën në Lezhë, si kurrë më parë”, shprehet Nikolla.

Policia deklaroi pak minuta më parë  se Gjini nuk ka raportuar asgjë konkrete se sulmi lidhet me çështje politike.

Please follow and like us: