Temelko-i dyshuar në Maqedoni del në fushatë me LSI në Shqipëri
Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovskit, së bashku me kryetarin e Pustecit, Edmond Temelko, personalisht në Tiranë i kanë dhënë mbështetje Lëvizjes Socialiste për Integrim, në mitingun para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri të caktuara për 25 qershor.
Sipas portalit “Kurir”, Koce Trajanovski ka marrë pjesë me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ndërsa vizita ka qenë dëshmi për marrëdhëniet miqësore me Metën.
Prezenca e kryetarit të Pustecit, lidhet me faktin që partia e tij është pjesë e koalicionit parazgjedhor të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Sipas fotografive, duket se në mikpritjen nuk ka ndikuar fakti që Edmond Temelko është njëri prej të dyshuarve në rastin “Titanik”.
Vlen të përmendet se personi i cili ofron mbështetje dhe merr pjesë në zgjedhjet në Shqipëri, në Maqedoni ngarkohet për falsifikime zgjedhore.
Së bashku me disa persona të tjerë të panjohur, duke shfrytëzuar ndikimin dhe pozitën e tyre zyrtare, për mbetjen e mëtutjeshme në pushtet të partisë edhe në nivel lokal edhe në atë shtetëror, dhe sidomos për shkak të privilegjeve të tyre të drejtpërdrejta, nga praktikimi i pushtetit, kanë krijuar grup i cili ka pasur synim kryerjen veprave penale në zgjedhje dhe në votime, e për të cilat vepra penale mund të shqiptohet dënim prej 3 viteve burg apo edhe më shumë- deklaroi Fatime Fetai, prokurore e PSP-së.
Sipas informacioneve të publikuara, Temelko dyshohet për pjesëmarrje në sjelljen e organizuar të votuesve nga Pusteci të cilët votuan në disa vendvotime në Maqedoni.
Para gazetarëve ata nuk dinin të tregojnë adresat e banimit ku ishin dërguar Votim i organizuar ishte vërejtur edhe në ambasadën e Maqedonisë në Tiranë, ku në hotelin përballë ndaheshin letërnjoftime.
Fitues në ato zgjedhje në përfaqësinë diplomatike në kryeqendrën e Shqipërisë ishte VMRO-DPMNE.
Dosja “Titanik” është hetimi i parë që e hapi Prokuroria Speciale dhe, siç deklaruan në atë kohë, kjo është lënda e dytë më e rëndësishme, pas hetimit për përgjimet.
Pritet që rasti “Titanik” deri në fund të muajit të shndërrohet në aktakuzë dhe me këtë personi që është në koalicion me Metën nga i dyshuat të bëhet i akuzuar.