Arsen Zlaticanin: Votat dhe mandatet për LSI
Atmosfera politike në prag të zgjedhjeve është tendosur mjaft nga partitë kryesore, në funksion të maksimizimit të numrit të votave të tyre. Krijohet përshtypja që faktori LSI ka filluar të bëhet rival preokupues për PS -PD dhe po e humbet atë pozicion të favorshëm stabiliteti që kishte deri tani. Me fjalë të tjera, ka dalë në fushëbetejë dhe po lufton pa favorizime me rivalët e vet. Por, a do të ketë fuqi imponuese pas zgjedhjeve? Kjo gjë varet nga shumë faktorë, por faktori (të paktën aparencialisht) esencial, i takon të jetë numri i mandateve që do të ketë LSI pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Ky numër varet nga përqindjet e votave që do të ketë ky subjekt, në secilin nga 12 qarqet e vendit. Por, jo vetëm nga kjo. Varet edhe nga fuqia elektorale e subjekteve tjera nëpër qarqet e vendit. Ne kompleks varet nga mënyra se si e lexon Kodi Zgjedhor, kontributin e popullsisë (votën) në zgjedhje. Në tabelën e mëposhtme paraqitet situata me rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit 2015 për subjektin LSI.
Tabelë. 1 – Numri i mandateve të sigurta për LSI (në bazë të përqindjeve nga zgjedhjet 2015), pavarësisht nga subjektet e tjera.
***
Kolonat -1M dhe +1M paraqesin se sa sipër dhe poshtë mandateve të llogaritura, është subjekti. P.sh., në Durrës vetëm një rritje prej 0.11% mundëson mandatin e tretë (të sigurt) ose në Fier një rënie prej 1.28% e zbret subjektin nga 3 në 2 mandate. Sikur mandatet të llogariteshin në konfiguracionin e zgjedhjeve lokale të vitit 2015 (pra, në të njëjtat koalicione, siç ka qenë atëherë), LSI do kishte patur plot 34 deputetë, dhe vetëm sikur LSI të kishte dalë më vete, duke mos ndryshuar asgjë për subjektet e tjera, atëherë LSI do kishte patur vetëm 21 deputetë, megjithëse asgjë nga kolona %.LSI (tek tabela) nuk do kishte ndryshuar.
Pra, vetëm konfiguracioni i partive në zgjedhje (dhe aspak zgjedhësit), mundëson që një subjekt të ketë 18, 21 apo edhe 34 mandate edhe pse votat për çdo subjekt (në çdo qendër votimi) mbeten të njëjta. Prandaj çdo deklaratë e tipit “populli na e dha stafetën” apo “populli nuk na e dha stafetën” mund të humbasë vlerën e saj, sepse është sistemi i konvertimit të votave në mandate që mund të dominojë mbi vullnetin e zgjedhësve (pra, t’í japë karakter relativ “vullnetit të zgjedhësve”).
Në këto zgjedhje, pas marrëveshjes Rama-Basha, konfiguracioni i subjekteve politike është fiksuar, duke i dhënë shans PD-së t’i maksimizojë votat e veta (me aleatët e saj) dhe të nxjerrë faktorin LSI në një pozitë të pafavorshme përsa i takon favorizimeve që jep konvertimi i votës në mandate, i përcaktuar në nenet 162 dhe 163 të Kodit Zgjedhor. Kjo, n.q.s LSI mbetet në nivelin e vitit 2015 apo diku aty afër (pra, në rast se nuk del forcë e parë siç deklarojnë). N.q.s mbesin në po ato nivele atëherë më afër janë numrit të 18 mandateve sesa mbi 30 mandate dhe kjo si “favor” i sistemit.
Por a do të jenë në këto nivele, më poshtë apo do jenë forcë e parë, kjo gjë i takon luftës në bazë që bëjnë strukturat e kësaj partie dhe partive të tjera. Statistikat nga zgjedhjet e kaluara, krijojnë deri diku konfuzion. Mjafton të shikojmë lëvizjen e votave për LSI nga viti 2013 në vitin 2015 në disa njësi administrative
Këto lëvizje ekstreme (ka edhe të tjera), por edhe analiza më të thella (p.sh. kaotizmi i votave të LSI në qendrat e votimit që ndodhen afër apo edhe në të njëjtin objekt – http://ëëë.respublica.al/arkiv-opinion/supermazhoranca-aktuale-sipas-numrave) tregojnë që rezultati i LSI nga viti 2015, mund të mos ketë stabilitet, prandaj edhe duhen pritur me kureshtje rezultatet nga 12 qarqet për LSI-në.