Politikani që gatuan bukë: Siguria më e madhe, ta bësh vetë
Përveç pasionit për të ngjitur majat e larta të maleve nëpër botë, Gjergj Bojaxhi tregon edhe një pasion tjetër nga jeta e vet. Ai zbulon se e gatuan vetë bukën që konsumon në shtëpi, prej më shumë se 15 vitesh bukën e gatuan vetë
“E kam traditë të bëj bukën për çdo ditë për familjen time dhe të paktën një për t’ua dhuruar miqve. Dihet që nuk ka siguri më të madhe sesa t’i përgatisësh gjërat vetë”, tha Bojaxhi.
Bojaxhi tregon se me rastin e fushatës bëri bukën në formën e numrit 4 të Sfida për Shqipërinë, për të treguar se qytetarët duhet ta bëjnë vetë politikën.
“Me një grup qytetarësh vendosëm të bëjmë Sfidën për Shqipërinë, e cila në fletën e votimit ka këtë numër, 4. Nëse duam një politikë të pastër duhet ta bëjmë vetë, për familjet tona, për miqtë tanë, për veten tonë”, tha Gjergj Bojaxhi.