Artan Fuga: Administrata nepotike
Katër vjet na thanë se kishim bërë shtet. Dy javët e fundit papritmas po na bindin se në vend të një administrate publike ose në pushtetin lokal paskëshim një tufë kunetrish, baxhanakësh, çunash daje, krushqish që familjarisht ndajnë poste, punësojnë njëri-tjetrin, dhe e kanë bërë administratën shtetërore ose bashkiake si oborr shtëpie ku për natë bëhet dasmë mes krushqish me aheng.
Po ne kemi katër vjet që u themi dhe ata na vërvisin qenër e zagarë për të lehur : jo,jo,jo.
Po ketë e di çdo lypës endacak në Shqipëri!
E di çdo i ri dhe e re qe ka pasur iluzionin që të hyjë në ndonjë konkurim punësimi.
Një dramë e pafund për ta, sa lotë dhe psherëtima, mbytur nga të qeshura cinike dhe prapamendime pinjollësh që gjithçka e gjejnë gati!
Se mos sot vetëm!
Tani e morën vesh këta?
Nxirrni pra brenda dy ditësh VKM që shteti ndërpret menjëherë marrëdhëniet e punës me këdo që ka lidhje familjarisht brenda ansamblit të ministrive, institucioneve kushtetuese dhe bashkive.
Kaq pra t’ju besojmë një herë të vetme.
Mos shkoni në Bilisht të gjeni nepotizmin. Nuk ka nevojë vrç merrni urbanin brenda unazës dhe do të shihni çfarë katraure keni!
Përndryshe vazhdoni të bëni demagogji, të na gënjeni me fjalë të medha, te beni gjoja Ce Guevaren me llogje tribunash. Opium.
Meqë jemi ketu, unë jam në gjendje t’u provoj se me përjashtim të një pakice nëpunësish administrate, jo më shumë se 11% e tyre, që janë me meritë, nuk do të gjeni një, po vetëm një, që të jetë i punësuar në administratë dhe që të mos jetë:
1. Me lidhje familjare me shefat ose njerëz pranë pushtetin lokal ose qendror
2. Mos të ketë paguar rryshfet
3. Mos të jetë militant partie ose elektorat i partisë
4. Mos të jetë nën presion për të ushtruar aktivitet elektoral
5. Mos të jetë pjesë e trafikut të influencave të nepotizmit ose i shkëmbimeve të shërbimeve midis personave me influencë në pushtet administrativ, mediatik, financiar, etj.
Hapeni thesin dhe do ta shihni se çfarë ka brenda.
Në dollap do te gjeni kadavra!