Albspirit

Media/News/Publishing

Çerçiz Loloçi: Prostitutat e politikës me certifikatë virgjërie

 

Fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme parlametare të 25 qershorit 2017 na ka risjellë nëpër mend një tufë politikanësh të partive të vjetra, që sillen si të virgjër, megjithëse janë plot mëkate dhe të korruptuar.

Administrata, gjyqësori, shëndetësia, bota akademike, shoqatat e ndryshme janë përdhunuar sistematikisht nga kjo klasë politikanësh, ndërsa tani në fushatë drejtuesit kryesorë shesim moral për virgjërinë e tyre.

Të përdhunuar në Shqipëri janë punonjësit publikë, diplomatët, policët, ushtarakët, gazetarët, mësuesit, pedagogët, sindikalistët, veteranët, nxënës e studentë, të gjitha shtresat e shoqërisë e megjithatë politikanët shqiptarë shesin moral turmave të eksituara.

Veç e veç dhe së bashku ata janë përgjegjës për shumë problematika, por sidomos:

  • Nga shkaku i tyre, Shqipëria renditet ndër të parat vende në botë që ka emigracionin më të madh, ka aplikimet më të shumta për llotarinë amerikane.
  • Nga klientelizmi i tyre, administrata publike është institucioni më i brishtë, që parcelizohet sipas pjesëmarrjes së partive në qeverisje dhe që shumë fonde të dhëna nga BE, SHBA dhe donatorë të tjerë për profesionalizmin e nëpunësve shkrihen si kripa në ujë.
  • Nga mungesa e demokracisë në këto parti jemi i vetmi skaj europian ku nuk ndryshojnë elitat, ku kryetari është njëherësh zot për gjithçka dhe pë çdo gjë duke zhdukur një herë e mirë konkurencën dhe mendimin ndryshe.
  • Nga makutëria, nepotizmi, lidhjet farefisnore politikanët shqiptarë, në shumicë dërmuese përbëjnë edhe shtresën më të kamur të shoqërisë, duke u pasuruar jo për shkak të meritave, por thjesht dhe vetëm nga zotërimi i një posti shtetëror apo legjislativ.
  • Për mentalitetin e tyre edhe institucionet e ashtuquajtura të pavaruar mbahen me militantë të propozura nga pozita dhe opozita duke sjellë në to individë militantë dhe shpesh të pashkolluar. Në vijim të kësaj ideje çfarë kuptimi ka mbajtja ende e KQZ, si institucion që kontrollohet nga dy parti, kur fare mirë mund të ishte një institucion që varet nga Ministria e Brendshme, siç ngjet rëndom në shtetet europiane?!
  • Papunësia vijon të jetë një plagë e madhe në shoqërinë shqiptare të tranzicionit dhe përgjëgjës për këtë s’mund të identifikosh tjetër vetëm se këtë klasë politike majtas e djathtas.

Këto problematika dhe të tjera si këto nuk mund të ndryshojnë vetvetiu, por vetëm në momete të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare apo në ato për pushtetin vendor. Shqiptarët kanë në dorë një shans që nuk vjen shpesh, zakonisht ndodh një herë në katër vjet dhe për këtë ata duhet të mendojmë më mirë përpara se të votojnë. Personalisht kam zgjedhur “Sfidën për Shqipërinë”, një formacion demokratik i tipit perëndimor që është në opozitë me të gjitha pushtetet aktuale. Alternativat e reja janë një mundësi më shumë për të gjithë ata që janë përdhunuar, denigruar, zvarritur dhe nëpërkëmbur nga kjo klasë politike. Ndarja me të bëhet në 25 qershor sepse më pas do të jetë tepër vonë.

 

 

Please follow and like us: