Albspirit

Media/News/Publishing

Bledian Koka: 11 Janari i Dytë…

 

 

 

 

Me të drejtën e qytetarëve që kushedi çfarë dreqin fusim në gojë, ka një reagim të ligjshëm pas një kronike të ‘Fiks Fare’ për përdorimin e substancave përshpejtuese të rritjes së produkteve bujqësore në Shqipëri. Shqetësimi është i kahershëm, por emisioni i gjobëvënës dhe i keqpërdorur i ekranit të kioskave u kujtua vetëm mbrëmë të luajë sërish me ndjenjat dhe stomakun e shqiptarëve. E bëri këtë në 11 Janar të 2011-ës me videon e Ilir Metës dhe për pasojë 4 qytetarë të pafajshëm humbën jetën nga prerja në besë e atij që i ftoi në protestë e i braktisi tek Ura e Madhe e Lanës duke i çuar mish për topin e interesit të atyre ditëve. 3 vjet më pas me gjakun e tyre Rama lau duart pasi firmosi marrëveshjen e turpit me Ilir Metën aspak për turp të Metës. Sot armiku është i njëjti, ndërsa të keqpërdorurit e zakonshëm jemi ne, qytetarët e ndërgjegjshëm të kësaj toke të helmuar ku rriten edhe perimet që hamë po ne. Mbrëmë ‘Fiksi…’ i Filipit i cili 3 vjet pas videos Meta-Prifiti, hiqte i pari vallen në 45 vjetorin e Metës që u zhvillua në të njëjtën çadër që PD përdori gjatë protestës duke e quajtur plastmasin Çadra e Lirisë, vendosi të godasë sërish. Mbrëmë Filipi, nën sugjerimin e Fugës së Ramës, kishte gatuar një çorbë me një kuazi-lushnjar që me demek i tregonte një personi të panjohur sesi ai po i shiste produkte bujqësore që gjoja e kishte rritur me versionin OMGJ dhe të gjithë këtë rrëfim e bënte gjasme pa e vënë re kameran e fshehtë HD që i rrinte tek turinjtë dhe denonconte maskaradën për të cilën Ministria e Bujqësisë së LSI-së dhe AKU-ja e LSI-së bëjnë sehir prej 4 vjetësh. Pra vetëm ditën që Edi Ramës duket sikur nuk i duhet më Ilir Meta, ‘Fiksi…’ kujtohet të bëjë punën investigative që nuk bën më prej 44 muajsh siç thotë ai që tashmë ia vë fajin për dështimin e tij, orës së dorës. Vetëm mbrëmë, 6 ditë para votës së shqiptarëve në 25 Qershor, ‘Fiksi…’ i Filipit në ekranin e kioskave u kujtua që shqiptarët hanë keq dhe për këtë fajin, voila e ka vetëm Ilir Meta. Në këtë pikë ngelet të përdoret mendja dhe të thuhet se “ne bar sintetik do hamë dhe Edi Ramën më se votojmë”. Në këtë pikë nuk duhet që për inat të Ilir Metës ne të flemë me Edi Ramën për 4 vjet, sepse vesi i tij dihet tashmë. Do ta kishte bërë këtë deduksion sot edhe Lul Basha, por ai është i zënë duke i prezantuar shqiptarëve programin politik sesi ai u martua me dashuri dhe sesi kur ishte në Hollandë gatuante makarona me açuge…, dhe ajo që është baza kryesore e pamfletit politik të Lulit, pritja për t’u bërë Kryetar Parlamenti i Edi Ramës…

P.S:…për gjithçka tjetër, ka Mastercard ✌✌

Please follow and like us: